Politika 13 March 2025, 17:05 Nga VNA

Dosja "Partizani"/ Gjykata e Posaçme shtyn seancën, ja dita kur do të mbahet

Ndaje në Whatsapp

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 4 prill seancën për dosjen "Partizani".

Të pandehurit e dosjes “Partizani” raportohet se kanë përfunduar me pretendimet e tyre.

 

Ndërkohë në seancën e ardhshme do të dëgjohen edhe pretendimet e prokurorëve të SPAK. Në përfundim, do jetë gjyqtarja Flojera Davidhi, e cila do të shprehet për kalimin ose jo në gjykim të dosjes.

 

Berisha akuzohet për privatizim të kompleksit "Partizani" bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Kreu i PD-së, u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.”

Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme