Politika 13 March 2025, 22:11 Nga VNA

Jozefina Topalli lë të hapur mundësinë që pas zgjedhjeve të bashkojnë votat me PS për ndryshimet në reformën në drejtësi

Ndaje në Whatsapp
Jozefina Topalli lë të hapur mundësinë që pas

Nëse katër vjet më parë në zgjedhjet e vitit 2021 drejtoi një parti tjetër dhe kandidoi në Shkodër duke i marrë vota PD-së dhe duke i hequr një kandidat, Jozefina Topalli thotë se i duket sikur nuk ka ikur asnjëherë, në kuptimin e asaj që ka besuar dhe vlerave që ka ndjekur.

Mesa duket, problemet me kujtesën e kanë bërë ish-numrin dy të Parlamentit të harrojë angazhimin e saj publik dhe politik kundër PD-së për vite me radhë, ndërsa sot ndodhet në vendin komod të listës së mbyllur për Tiranën. Besnikërinë e saj ndaj Sali Berishës, Jozefina Topalli e shpreh vazhdimisht. Sot, ajo iu shmang përgjigjes direkte nëse pas zgjedhjeve PD dhe PS duhet të bashkojnë votat për ndryshimin e reformës, duke i vajtur pas oreksit të Sali Berishës, i cili e kërkon me ngulm këtë ndryshim, përfshirë dhe atë që ai e quan “shkrirje të SPAK-ut.”

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Jozefina Topalli, ish-kryetare e Kuvendit dhe ish-nënkryetare e PD-së, foli edhe për rolin e saj të ri si deputete e ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme