Politika 13 March 2025, 22:10 Nga VNA

Komisionerja Marta Kos pas takimit me Dumanin, Çelën dhe Metanin: BE mbështet fuqishëm institucionet e drejtlsisë, sidomos SPAK

Ndaje në Whatsapp
Komisionerja Marta Kos pas takimit me Dumanin, Çelën dhe Metanin: BE

Komisionerja për Zgjerim Marta Kos është takuar ditën e sotme me kreun e SPAK Altin Dumani, atë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Ilir Rusi, kryeprokurorin Olsian Çela dhe kreun e ILD Artur Metani.

Në një reagim në rrjetin social X, Marta Kos ka shprehur mbështetje të fuqishme të BE për institucionet e drejtësisë, veçanërisht për SPAK.

“Takim shumë i mirë me institucionet e pavarura të drejtësisë, të cilat mundësojnë një Shqipëri dhe një Europë të sigurt dhe të mbrojtur.

Vlerësova angazhimin e tyre për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe shpreha mbështetje të fuqishme nga BE-ja për rolin dhe metodat e punës së tyre, veçanërisht për SPAK”, shkruan ajo në X.

 

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme