Politika 13 March 2025, 22:49 Nga VNA

Nuk u përfshi në listën e sigurt/ Jorida Tabaku bën autokritikë përpara Çim Pekës: Pendohem për deklaratat e mia

Ndaje në Whatsapp
Nuk u përfshi në listën e sigurt/ Jorida Tabaku bën

Pasi u zhgënjye duke mos qenë në listën e sigurt të Partisë Demokratike, deputeten Jorida Tabaku, e pret një sfidë e madhe për të siguruar votat e duhura për të kapur karrigen e deputetit pas 11 majit.

Dhe këtë Tabaku mesa duket e ka nisur me daljet publike për të bindur si fillim demokratët se është penduar për disa veprime të saj në të shkuarën, që me gjasë kanë të bëjnë kur zgjodhi krahun e Bashës pas përçarjes së PD

Gjatë bisedës me moderatorin Çim Peka, Tabaku u shpreh se, në këtë periudhë debati, gjëja për të cilën është penduar, ishte një deklaratë, të cilën nuk do ta bënte. Por deputetja nuk tregoi se për cilën deklaratë e kishte fjalën.

“Ka një deklaratë të cilën në mënyrë absolute nuk do ta kisha bërë kurrë. Por unë të siguroj, se në çdo rast, në çdo moment, kam menduar se ajo ka qenë më e mira. E kam menduar gabim.

Nuk kam dëshirë ti rikthehem, por është një deklaratë për të cilën unë them se, në të gjitha daljet e mia publike është deklarata për të cilën nuk jam absolutisht sot komode, por edhe atëherë nuk isha komode” – tha Tabaku.

Nuk dihet se sa mund ta besojnë demokratët Tabakun pas pendesën e vonuar të saj, por sigurt është që duhet t’i futet punës për të mbledhur vota, sepse konkurrenca në listën e hapur të PD do jetë e madhe.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme