Politika 15 March 2025, 15:11 Nga VNA

Berisha akuzon Ramën për përzgjedhjen e kandidatëve: “Lista më qesharake ndonjëherë”

Ndaje në Whatsapp
Berisha akuzon Ramën për përzgjedhjen e kandidatëve:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste lidhur me përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme. Në një fjalim para qytetarëve, Berisha akuzoi Ramën se ka përfshirë në listën e tij individë të lidhur me korrupsionin dhe krimin.

Sipas Berishës, grupi i parë i kandidatëve të Ramës përbëhet nga persona me dosje të rënda në SPAK, të përfshirë në disa nga aferat më të mëdha korruptive në vend. Ai përmendi veçanërisht Taulant Ballën, të cilin e cilësoi si simbol të këtij grupi.

Ndërsa për grupin e dytë, Berisha i quajti “patronazhistë famëzinj”, duke i akuzuar për shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës. Sipas tij, këta individë janë përzgjedhur vetëm sepse kanë lavdëruar Ramën dhe e kanë krahasuar atë me figura mitologjike.

Në përfundim, ai e cilësoi listën e kandidatëve të Partisë Socialiste si “më qesharaken që është paraqitur ndonjëherë”, duke e quajtur atë një grup “turistësh” pa ndikim të vërtetë për qytetarët. Berisha theksoi se ky proces është një fasadë dhe nuk sjell asnjë rezultat për vendin.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme