Politika 14 March 2025, 10:05 Nga VNA

Agron Shehaj: Partia “Mundësia” synon 7 mandate, refuzova ofertën e PD për koalicion

Ndaje në Whatsapp
Agron Shehaj: Partia “Mundësia” synon 7 mandate, refuzova

Drejtuesi i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka deklaruar se sipas sondazheve të kryera nga forca e tij politike, pritet të sigurojnë 7 mandate në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Shehaj u shpreh se qëllimi i tij është ambicioz, por i arritshëm, duke theksuar se ka zgjedhur rrugën më të vështirë duke mos u bashkuar me partitë e mëdha. “Sondazhet që ne bëjmë na nxjerrin me 7 mandate. Kjo nuk do të thotë që nuk duhet të punojmë. E lehtë është të bashkohesh me partitë e mëdha, por unë nuk kam marrë asnjë gjë të lehtë,” u shpreh ai.

Shehaj gjithashtu bëri të ditur se ka refuzuar një ofertë nga Partia Demokratike për t’iu bashkuar koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Sipas tij, propozimi iu bë vetëm dy orë para përfundimit të afatit për dorëzimin e koalicioneve në KQZ, por ai nuk kishte ndërmend ta pranonte as nëse do t’i ishte ofruar më herët.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme