Politika 14 March 2025, 14:31 Nga VNA

Komisionerja Kos: Brenda 2027-ës Shqipëria në BE

Ndaje në Whatsapp
Komisionerja Kos: Brenda 2027-ës Shqipëria në BE

Në një komunikim për gazetarët Komisionerja për zgjerim në Bashkimin Evropian Marta Kos tha se Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë, por nëse ecet me këto ritme, ajo u shpreh se gjithçka do përfundojë në 2027.

“Unë pata mundësinë që të takohesha me aktorë politikë, mund të them që Shqipëria ka ecur në mënyrë të mrekullueshme, po ka ende shumë punë dhe reforma për të bërë. Por në rast se ecet me ritmin që ka qenë deri tani, atëherë patjetër që do të përfundohet gjithçka në 2027. Dua të përgëzoj qytetarët shqiptarët për gjithçka që kanë arritur. Duke vijuar me këtë ritëm pune dhe me atë pasion shpresoj që së shpejti BE të mos jetë me 27 shtete, por me 28 vende kur Shqipëria të bëhet shtet anëtar”, tha Kos.

Po ashtu zyrtarja e BE teksa uroi shqiptarët për Ditën e Verës, tregoi edhe arsyet pse vendosi dy verore: “Më thanë që këto sjellin fat, prandaj vura dy një për Shqipërinë një për BE që të jenë fatsjellëse”.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme