Politika 14 March 2025, 11:37 Nga VNA

Sula braktis PD-në dhe bashkohet me “Shqipëria Bëhet”, Berisha: Zgjodhi Tikun në vend të betejës

Ndaje në Whatsapp
Sula braktis PD-në dhe bashkohet me “Shqipëria

Deputeti Dashnor Sula ka braktisur Partinë Demokratike për t’iu bashkuar partisë së Adriatik Lapajt, “Shqipëria Bëhet”. Lëvizja e tij ka sjellë reagimin e kryedemokratit Sali Berisha, i cili nga Elbasani u shpreh se Sula kishte bërë një zgjedhje të gabuar, por ende kishte kohë për ta reflektuar.

“Sa i përket deputetit që thatë ju, ai bëri zgjedhjen e tij, midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi Tikun dhe shkoi në punën e vet, nuk kam çfarë të them bëri gabim por prapë ka kohë ta mendojë.”

Nga Elbasani, ku mori pjesë në festimet për Ditën e Verës, Berisha përsëriti thirrjen për qytetarët që më 11 maj të ndahen nga “regjimi që i ka varfëruar deri në palcë”. Ai premtoi se në tre muajt e parë të qeverisjes do të zbatohet “Paketa e Dhembshurisë”, që parashikon një minimum jetik prej 200 eurosh dhe pensione jo më pak se 200 euro.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme