Politika 14 March 2025, 20:35 Nga VNA

Lapaj dhe Shabani bëhen pishman, largojnë nga lista e kandidatëve Dash Sulën

Ndaje në Whatsapp
Lapaj dhe Shabani bëhen pishman, largojnë nga lista e kandidatëve

Kreu i Nismës Thurje, pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Endri Shabani, është shprehur se deputeti i PD-së, Dashnor Sula, nuk do të jetë pjesë e listave të kandidatëve për deputetë të koalicionit të drejtuar nga Adriatik Lapaj.

Në një intervistë për A2 CNN, Shabani tha se arsyeja që emri i tij ka qarkulluar në lista, ka qenë për shkak të një diskutimi paraprak që është zhvilluar, pasi Sula u tërhoq nga listat e PD-së.

Ai shtoi se pavarësisht mos-arritjes së një dakordësie, ruan një respekt të veçantë për disa deputetë të PD-së, përfshi edhe Dash Sulën, si dhe për kreun e LZHK-së, zotin Dashamir Shehi.

Kujtojmë se Dashnor Sula u largua nga PD pasi emir i tij nuk u përfshi në listën e sigurt për deputetë, edhe pse kishte dalë më i votuari në primaret e Elbasanit.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme