Politika 14 March 2025, 23:03 Nga VNA

Jorida Tabaku skeptike për SPAK: Test janë inceneratorët

Ndaje në Whatsapp
Jorida Tabaku skeptike për SPAK: Test janë inceneratorët

Ndryshe nga çfarë thoshte disa muaj më parë, deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka ndryshuar mendje për SPAK duke u shprehur skeptike për punën e tij.

Në emisionin “Log”, Tabaku tha se në SPAK ka disa dosje që nuk kanë ecur dhe se testi i vërtet i tyre janë inceneratorët.

“Kam çuar në SPAK vetëm për inceneratorët 15 dosje, shumë koleg të tjerë të PD, kanë çuar denoncime në SPAK. Një pjesë e tyre kanë ecur, një pjesë e tyre nuk kanë ecur shumë shpejt. Unë mendoj që SPAK që disa çështje duhet të eci më shpejt.  Por testi i SPAK janë ato që çon në gjykatë dhe natyrisht dosja e inceneratorëve” – tha Tabaku.

Ky qëndrim i ri i Tabakut ndaj SPAK, tregon se është reshtuar në grupin e Berishës anti-SPAK. Kjo pasi deputetja e PD tashmë e ka të qartë se duhet të ruaj vendin që i dhanë në listën e hapur. Në të kundërt ka dhe ka dhe më keq se aq, kolegu i saj Dash Sula u përjashtua nga listat e PD me arsyen se “ishte SPAK-st”.

 

 

 

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme