Politika 10 November 2025, 21:50 Nga VNA

Gjin Gjoni: PD duhet të radikalizohet, mund të shkojë deri në grevë urie

Ndaje në Whatsapp
Gjin Gjoni: PD duhet të radikalizohet, mund të shkojë deri
Gjin Gjoni

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, deklaroi në një lidhje direkte për emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2CNN se opozita duhet të ndërmarrë hapa më të fortë politikë, përfshirë ngujimin në Parlament apo grevën e urisë, për të kundërshtuar deformimet zgjedhore dhe mungesën e respektit ndaj rregullave parlamentare.

“Elementët që janë konstatuar në raportin e OSBE/ODIHR duhet të sanksionohen menjëherë,” tha Gjoni, duke theksuar se mazhoranca refuzon çdo konsensus për ndryshimet e kërkuara nga opozita. Sipas tij, heqja e koalicioneve parazgjedhore ka krijuar një “defekt të madh” në përfaqësimin e opozitës dhe ka sjellë humbje mandatesh për PD-në.

“Partia Demokratike duhet të radikalizohet. Parlamenti nuk mund të vazhdojë të jetë fasadë. Qytetarët nuk janë të kënaqur dhe presin veprime konkrete nga ne,” deklaroi ai.

Duke folur për format e mundshme të radikalizimit, Gjoni tha se ato duhet të jenë “të mirëkalkuluara dhe me sukses të garantuar”.

“Kur flas për radikalizim, mendoj për ngujimin në Parlament. Një tjetër mundësi është greva e urisë, por këto hapa duhen bërë me kujdes. Deputetët duhet të sakrifikojnë për t’i dhënë energji të re qytetarëve,” u shpreh ai.

Deputeti kritikoi gjithashtu mënyrën se si mazhoranca ka trajtuar çështjet e debatueshme në Kuvend, duke përmendur rastin e projektligjit për barazinë gjinore që, sipas tij, “u shty deri në orën 3 të mëngjesit dhe u kalua në votim pa debat.”

“Ky parlament nuk është normal. Nuk respektohet as Kushtetuta dhe as rregullorja,” përfundoi Gjoni.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme