Kronika 10 November 2025, 21:11 Nga VNA

Berisha në SPAK për 21 Janarin/ Klodiana Lala: SPAK po heton për urdhëruesin e vrasjeve.

Ndaje në Whatsapp

Berisha në SPAK për 21 Janarin/ Klodiana Lala: SPAK po heton për

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", foli për thirrjen e ish kryeministrit Berisha në SPAK për hetimet që po zhvillohen lidhur me vrasjet e protestuesve në 21 Janar. 

Lala tha se fokusi i hetimit të SPAK është fakti se kush ka urdhëruar vrasjet, por shtoi se kjo do të jetë mjaft e vështirë për t'u provuar, ndërkohë që deklaroi se janë mjaft të rëndësishme edhe dëshmitë e dëshmitarëve. 

"Zoti Berisha është thirrur si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes. I është drejtuar letra në tre adresa, në banesë, në Kuvend dhe në selinë e PD-së. Ai pavarësisht pretendimeve, e ka marrë fletë-thirrjen dhe duhet të paraqitet ditën e premte. 

Duhet të keni parasysh që SPAK u vu në lëvizje pas kallëzimit të bërë nga e veja e Aleks Nikës. SPAK nuk e nisi hetimin, pasi shpalli moskompetencë. Çështja u dërgua në Gjykatën e Lartë dhe kjo gjykatë e gjeti kompetencën SPAK. 

Komunikimet në radio janë komunikime mes zyrtarëve të gardës, po hetohet se kush e dha urdhërin për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit. Fokusi i SPAK lidhet me faktin se kush janë personat ose personi që urdhëroi gardën të qëllonte gjatë demonstratës së dhunshme.

Janë pyetur edhe persona të tjerë, ish zyrtarë të gardës, ish deputetë. Që dosja të hetohet, duhet të pyeten edhe organizatorët. Nuk kam informacion nëse organizatorët, që është Rama, apo zyrtarë të lartë të PS, nuk kam informacion të jetë firmosur ndonjë fletëthirrje ndaj tyre.

Krahas ministrit të brendshëm dhe ish kryeministrit, do të duhet të pyeten edhe organizatorët e demonstratës.

Unë mendoj se për urdhëruesit e ngjarjes do të jetë shumë e vështirë që SPAK ta zbardhë. Për të shkuar të urdhëruesit, pastaj ka akuzë për vrasje dhe do shumë provueshmëri. Por për ekzekutorët mund të ecë në këtë drejtim, për sa kohë edhe plumbi në trupin e Aleks Nikës është dërguar në laborator në Itali. Për urdhëruesin, mendoj se është kapitull i mbyllur. Megjithatë hetimet do ta tregojnë. Do të shohim edhe çfarë do të thonë dëshmitarët", deklaroi Lala.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme