Opinion 10 November 2025, 18:42 Nga VNA

Pse ka trafik në Tiranë?

Ndaje në Whatsapp
Pse ka trafik në Tiranë?
Doriana Musai

Nga Doriana Musai

Po diskutonim trafikun me një mikun tim, dhe duke folur vizatova në Bllok një skemë të lëvizjes në Tiranë.

Tirana është qytet monocentrik, të paktën që nga viti 1939. Të gjitha planet dhe projektet e kanë theksuar këtë monocentricitet të formës së metropolit.

Por e ndodhur midis dy luginave të lumenjve, Erzen dhe Lumi i Tiranës – njërës në veri dhe tjetrës në jug-perëndim – një kanali kullues të ujërave të zeza dhe të shiut (Lana), një vargkodre në jug-perëndim dhe një vargmali në jug-lindje, qyteti duket i inkapsuluar si nën morsetë.

Kjo formë e territorit, pas “shpërthimit” social post-komunist dhe lëvizjeve sa të orientuara aq edhe spontane të popullsisë drejt veriut të Tiranës, e shformoi qytetin, duke e nxjerrë nga monocentrizmi i planeve rigjide fashiste dhe komuniste.

Kjo shpërhapje organike – ku e vetmja ligjësi projektimi ishte territori, përbërja dhe forma e tij – shkaktoi një mijë e një probleme sociale, ekonomike dhe politike.

Dhe si të pashkëputura nga pyetja pse ka trafik në Tiranë, janë sot vendbanime që ndikojnë jo vetëm periferinë, por të gjithë qytetin.

Paskuqani, në veçanti, dikur lagje e bashkisë Tiranë, tashmë si apendiksi i padëshiruar, i është kaluar bashkisë Kamëz.

Kjo shkëputje e lagjes së sipërme informale nga Tirana është pjesë e problemit pse ka trafik sot në qytet.

Një vendimmarrje për të mos e bashkuar me Bulevardin e Ri i ka mbyllur jo vetëm aksesin Paskuqanit në mënyrë të drejtpërdrejtë me kryeqytetin, edhe pse ngjitur me të, por i ka mohuar Tiranës të ketë një portë për të aksesuar veriun e Shqipërisë – një dalje direkte për në aeroport.

Jo vetëm kaq, por edhe forma e territorit ku qyteti do të vijojë të zhvillohet është më i madh se sa unaza e vogël e Tiranës dhe shkon si patkua ne drejtim të Adriatikut. Tirana ka kohë që ka tejkaluar qytetin, rrethin apo qarkun. Metropoli siç kemi qejf ta quajmë edhe pse ende s’kemi asnjë metro, ka impakt rajonal.

Dhe çfarë është më e trishtë, është një shans i humbur për një qytet që aktivitetin e tij tregtar, flukset ekonomike, njerëzit, shkollat, spitalet, i qarkullon vetëm nga një portë – e cila, sado nënkalime apo mbikalime t’i bësh, mbetet e ngushtë për flukset me të cilat lëviz Tirana sidomos ajo me +12 milion turistë.

Një kryeqytet që pretendon të konkurrojë me simotrat në Europë, ka ende kanalin e ujërave të zeza të hapur mes për mes qytetit, - njësoj si në vitin 1930 kur u ndërtua. 100 vjet asnjë ecolucion në atë drejtim. E mbulojmë me pemë që te mos e shohim, madje të themi: sa e bukur Lana tani në vjeshtë, duke harruar për një çast që po qëndron mbi kanalin ku po shkon drejt Adriatikut -fiks mbi Kepin e Rodonit -m…i qytetit.

Zgjidhjet për trafikun janë dhënë, shkruar dhe vërtetuar nga studiues dhe profesionistë. Janë të publikuara. Janë online. Janë free akses.

Sot në Tiranë ka trafik sepse s’ka vullnet politik për ta zgjidhur.

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme