Opinion 6 November 2025, 17:21 Nga VNA

Gjytyrymët e Parlamentit

Ndaje në Whatsapp
Gjytyrymët e Parlamentit

Nga Agim Xhafka

Sa herë shoh në tv punimet e kuvendit më kap trishtimi, gazi, urrejtja, dëshpërimi. Më ngjan ai mjedis si një kafaz ku janë hedhur arrivistë, karrieristë, ambiciozë, bythëlëpirës, marifetçinj, hajdutë, vasalë të mjerë…Shkurt një pavion gjytyrymësh që në se do shkonin në konkurs me një grup skizofrenësh do e kishin të humbur davanë. Sot, duke dëgjuar ca diskutime, po i quaj kështu sa për të mos e ndyrë gojën, m’u kujtua një humor i hidhur nga koha e merhumit. Ato mote kur rrije përballë të zezës, por thoje që është e bardhë se ashtu ta jepte direktivën i pari. Shefi që të mbante pranë e që të urdhëronte t’i shërbeje me heroizëm ta pashoq. U bë drejtor i arsimit në Korçë një megalloman që me shkollë nate e shkelma miqsh mezi mbaroi dhe të mesmen, dhe të lartën. Edhe kultura mbulohej po nga ky funksionar. Një ditë u ndodh në një koncert të grupit "Lira". Sa dëgjon që në një këngë të tyre ishte një varg për mullirin, u bë bishë:

-Ç'është ky anakronizëm mo! Ç’është ky mulli mo që e ngrini në qiell, mo? Ndryshojeni në çast mo, bëjeni fabrika e miellit, mo!

Tek kënga tjetër sa u tha, o ju male me dëborë, e zëvendësoi me, o ju malet me tarraca.

E bëmat vazhdonin. Një mbasdite u ndodh në një ekspozitë pikture. Pa një pejzazh, liqeni në perëndim. Dhe poshtë diçitura: ”Natë në Pogradec”.

U nxeh dhe i bërtiti piktorit:

-Po nuk janë kështu netët e ditëve tona, mor djalë! Janë netë plot dritë, mo, plot diell, mo! Kupton mo?

A s’ngjajnë me atë monstër këta monstra deputetët tanë? Të prodhuar nga sperma politike, pështirosja.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme