Opinion 17 October 2025, 13:53 Nga VNA

Të dënosh figurën e Enver Hoxhës pa dënuar Komunizmin është e rrezikshme

Ndaje në Whatsapp
Të dënosh figurën e Enver Hoxhës pa dënuar Komunizmin

Nga Ermal Hasimja

Dënimi i figurës së Enver Hoxhës pa dënuar komunizmin si ideologji është jo vetëm i pamjaftueshëm, por edhe shumë i rrezikshëm. Diktatura komuniste në Shqipëri nuk ishte gjakatare dhe rrënuese thjesht për shkak të kriminelit Enver Hoxha, por për shkak të marksizëm-leninizmit. Ajo do të ishte njësoj gjakatare e rrënuese nëse në vend të Enverit do të vinte një komunist tjetër.

Dhe ishte e tillë edhe me Stalinin, Maon e qindra marksistë të tjerë nëpër botë. Sa herë që marksizëm-leninizmi është zbatuar diku ka përfunduar kurdoherë në terror dhe mjerim. Nuk është rastësi e as paaftësi njerëzore. Është pasoja logjike e një ideologjie që ngrihet kundër lirisë dhe natyrës njerëzore. E thoshte qartazi edhe Marksi kur predikonte revolucionin e dhunshëm dhe diktaturën e proletariatit: askush nuk do të pranojë me dëshirë të heqë dorë nga prona private dhe rrjedhimisht nga liria e tij. Prandaj duhet terrori dhe lufta e klasave. Terrori nuk është çështje sadizmi e komunistëve, por nevojë e pashmangshme e imponimit të një ideologjie çnjerëzore.

Sa herë që dënojmë Enver Hoxhën dhe anashkalojmë marksizmin kontribojmë në harrimin e historisë dhe krijimin e truallit pjellor për rigjallërimin e marksizmit.

Ky status u nxit nga një postim i gjatë i një institucioni që supozohet që të merret me dënimin e komunizmit dhe e bën këtë duke dënuar Enver Hoxhën pa përmendur as edhe një herë të vetme komunizmin apo marksizmin.

Frymëzohet gjithashtu edhe nga biseda me një të persekutuar që po më shpjegonte para pak ditësh se Enveri ishte mizor dhe nuk e kishte zbatuar komunizmin si duhet. Në fakt po ta kishte zbatuar edhe pak fare më mirë sot nuk do të ishim gjallë asnjëri.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme