Opinion 5 October 2025, 16:40 Nga VNA

Festa e mollës në kanal

Ndaje në Whatsapp
Festa e mollës në kanal

Opinion nga Agim Xhafka

Dje në Dvoran të Korçës u zhvillua “Festa e Mollës”. Zona ka plot gëzime të tilla gjatë vitit. Psh “Festa e Birrës”, “Festa e Lakrorit”, “Festa e Tërhanasë”, “Festa e Turshive”, “Festa e Pastërmasë”… Bëra shaka me ca emërtime nga që m’u qesh, por dhe gati po qaja me këtë “Festën e Mollëve”. Ndërsa në sheshin e fshatit kërcenin dhe gëzonin patronazhistët, punonjësit e bashkisë, zyrtarët lokalë, anash jepnin opinion për ca gazetarë portalesh ata që prodhuan mollët. Ata që iu ndenjën pemëve te koka. Ata që shpenzuan që nga krasitja, punimi te rrënja, mbrojtja ndaj dëmtuesve e deri te mbledhja e vendosja në arka e prodhimit. Flisnin që u ishin rritur shpenzimet, që shteti nuk u mbulonte asnjë humbje, që grumbulluesit ua merrnin mollët më lirë se sa vjet. Psh vjet i shisnin me 600 lekë të vjetër, sivjet me 350 lekë të vjetër. E ndërsa dridhej vallja e dëgjohej kënga, fermerët e mbyllnin “gëzimin” e festës me fjalët:
-Nuk ia vlen të merresh me mollët. Nuk vjel dot as paratë e kostos.
Ama vallet nuk pushojnë. Administrata këndon dhe dredh belin. Prodhuesit mbajnë zi.
Dje në Dvoran të Korçës u orgnizua “Festa e Mollëve”. Në tv e media bashkia dërgoi lajmin. Patjetër dhe filmimet. Ata që u kujdesën për mollët, që u lodhën e harxhuan për to nuk i kapi kamera. Do i kapë patjetër nesër kur qindra kv do i groposin. Do i hedhin anash parcelave a në përrua. E ato ditë do të organizohet “Festa e Mollëve në Kanal”. Ka vite e vite që po ndodh kështu. Si film serial tashmë. Me shumë seri. Me sa më shumë mollë që kalben nga viti në vit.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme