Opinion 30 September 2025, 11:09 Nga VNA

Nëntë betejat për Bashkinë e Tiranës

Ndaje në Whatsapp

Nëntë betejat për Bashkinë e Tiranës

Nga Dardan Malaj

Historia e garave për drejtimin e Bashkisë së Tiranës është një pasqyrë e mirë e transformimeve politike në Shqipëri gjatë gjithë periudhës së tranzicionit. Në prag të betejës së dhjetë, të dhënat e përmbledhura në tabelë kronologjike japin mundësinë të evidentohen disa prirje të rëndësishme.

1. Një garë me shumë aktorë – mbi 40 kandidatë në skenën politike të kryeqytetit

Edhe pse informacioni për vitet e para të demokracisë është më i cunguar, nga 1992 deri në vitin 2023 numërohen të paktën 44 kandidatë që kanë aspiruar drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Ky është një tregues i rëndësishëm i faktit se Tirana ka qenë gjithmonë një terren politik tërheqës jo vetëm për partitë kryesore, por edhe për figura të pavarura apo parti të vogla. Në shumë raste, gara për kryeqytetin është perceptuar si trampolinë politike, ose si mënyrë për të afirmuar alternativat e vogla politike para elektoratit urban. Gjithësesi, Edi Rama mbetet i vetmi që e bëri realitet trampolinën duke u ulur në karrigen e Kryeministrit. Lulzim Basha që e pasoi mbeti një Kryeminister në tentativë. Të vetmen gjë që fitoi, kryesimin e opozitës, e mori si dhuratë nga 'babai politik'. Në tentativën për 'vrasjen' me paramendim të këtij të fundit, Lulzim Basha ra vet dëshmor politik duke i dhënë fund karrierës. Erion Veliaj, pasuesi tjetër i Ramës në këtë detyrë, aspirant për ti zënë karrigen e Kryeministrit, përfundoi në burg në pritje tashmë të procesit gjyqësor.

2. Kurajë përballë humbjes – emra që sfiduan momentet më të vështira

Një element që spikat nga kronologjia është se disa figura politike garuan në periudha kur forcat e tyre ishin në disavantazh të qartë.

Luan Hajdaraga (PS, 1992) dhe Agim Fagu (PS, 1996) garuan në kulmin e fuqisë së Partisë Demokratike, në momente ku rotacioni pas vendosjes se pluralizmit politik kishte ndryshuar rrënjësisht ekuilibrat.

Po ashtu, Besnik Mustafaj (2000) dhe Spartak Ngjela (2003) përfaqësuan opozitën në periudha të vështira për PD. Ata garuan kur PS kishte marrë pushtetin, e djathta po përpiqej të riorganizohej pas shkatërrimit nga trazirat e 1997, vrasjes se deputetit Hajdari dhe grushtit të shtetit në 1998 apo më tej edhe humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 2001.

Futja e tyre në garë e bëri betejën më shumë një test të rezistencës dhe dinjitetit politik sesa një shans real për të fituar. Pavarësisht humbjes, këto kandidatura treguan se Tirana mbeti një arenë politike ku guximi për t’u përballur kishte vlerë më të madhe se rezultati final. Kandidatët e tillë shërbyen si simbol i garës demokratike dhe i përpjekjes për të sfiduar hegjemoninë e momentit.

3. E djathta ka një problem serioz me Tiranën

Vetëm tre prej nëntë betejave për Tiranën janë fituar nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj. Dy prej tyre në vitet e para të demokracisë, atëherë kur hegjemonia e të djathtës ishte e dukshme përballë të majtës së shkatërruar në gjitha kuptimet, në tentativën për tu rithemeluar nën logon e PSSH por pjesë e trashëgimisë së PPSH.

Ndonëse në pushtet, PD e fitoi të vetmen garë të mëpasme në vitin 2011 në një mënyrë shumë të diskutueshme. Jo vetëm me ndihmën e përthithjes së LSI në koalicion duke ja shkëputur Edi Ramës por edhe me një proces të kontestueshëm rinumërimi të votave të hedhura në kutitë e gabuara.

Shifrat tregojnë se e djathta nuk ka marrë më veten në asnjë moment duke e shndërruar Tiranën në një 'mollë të ndaluar'. Duke lënë mënjanë vitin 2019 ku opozita zyrtare i bojkotoi zgjedhjet, rrjedhimisht diferenca në vota e fituesit me vendin e dytë nuk ka kuptim, në proceset e tjera fitorja e të majtës ka ardhur gjithnjë në thellim avantazhi numerik.

4. Rritja e numrit të votave – mes popullsisë dhe reformës territoriale

Një tjetër tipar i qartë është evolucioni i numrit të votave. Nga mbi 80 mijë vota që merrte fituesi në fillim të viteve 2000, shifra shkon mbi 150 mijë në zgjedhjet e vitit 2019 dhe mbi 158 mijë në vitin 2023. Ky ndryshim shpjegohet me dy elementë kryesorë:

Rritja demografike e Tiranës. Kryeqyteti është zgjeruar me ritme të larta pas viteve ’90, duke tërhequr qindra mijëra banorë nga rrethet. Si pasojë, edhe trupi elektoral është shtuar ndjeshëm.

Reforma territoriale e vitit 2014. Me bashkimin e njësive administrative dhe ish-komunave rreth Tiranës, Bashkia mori një territor shumë më të gjerë dhe një popullsi ndjeshëm më të madhe. Kjo e shpjegon pse diferencat në vota pas 2015-s janë shumë më të larta se më parë.

Kjo tregon jo vetëm përmasat e reja të garës, por edhe rëndësinë strategjike që Bashkia e Tiranës ka fituar në peizazhin politik kombëtar – shpesh si një “miniaturë” e zgjedhjeve parlamentare.

Në konkluzion, historia e garave për Bashkinë e Tiranës është një pasqyrë e pluralizmit politik shqiptar, e guximit individual të kandidatëve në kohë të vështira dhe e transformimit demografik e institucional të kryeqytetit. Tirana nuk ka qenë kurrë një garë thjesht lokale; ajo ka qenë gjithmonë një betejë kombëtare në miniaturë.

Nëntë betejat për Bashkinë e Tiranës

Lexo gjithashtu

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme