Opinion 22 September 2025, 14:37 Nga VNA

Unë, mjekja e “idhull-t” përballë inteligjencës artificiale dhe shtratit të Ninës me duart bosh

Ndaje në Whatsapp
Unë, mjekja e “idhull-t” përballë inteligjencës

Nga Dr Silvana Ruli

E gjeta të shtrirë, të dobësuar, të konsumuar nga dhimbjet, të thyer e të zhgënjyer… por sërish të ëmbël, si gjithmonë.

Një grua e thjeshtë, por e dashur për mua për disa vlera të rralla që gjithmonë kam çmuar: përkushtim, besnikëri, përulësi.

Në atë shtrat spitali, një nënë, grua, gjyshe dhe bijë mu shfaq mëshirshëm në të vërtetën e zhveshur të dështimit njerëzor dhe larg çdo retorike boshe politike.
Një e vërtetë e hidhur që shpeshherë injorohet nga shumëkush.

Unë, mjekja e aftë, u gjenda përballë limitit më ekstrem që njoh: pamundësisë për të ndryshuar nje dhimbje.
I gjithë bagazhi im profesional nuk mundi t’i ofronte asgjë, përveçse turpit.

Ndjeva plotësisht lakuriqësinë e dhimbjes dhe zhgënjimit: Vdekjen, e jetuar si një përdhunim.

Në pamundësi për t’i ofruar çfarë do dëshiroja si mjeke, u përkula dhe arrita ti jap vetëm një përkëdhelje të vetme atij dinjiteti të nëpërkëmbur.

Në pamundësi të një paqeje dinjitoze për një realitet ekstrem ajo përkëdhelje ishte gjithçka që mundesha.

Ndërkohë, vetëm pak metra më larg nga ky shtrat ku jeta ka vlerën e nje statistike, në një ekran flitet për inteligjencë artificiale në shëndetësi, për inovacion dhe të ardhme futuriste.

Absolutisht dakord. Vizioni inovativ, por jo koherent në vendin tim.

Asnjë progres që nuk arrin tek individi, nuk ka kuptim të ekzistojë.

Mjafton të hyjmë në një spital e të kemi kuruar pacientë për të kuptuar se nuk mund të fillojmë nga dronët dhe robotët, por nga individi, nga mungesa e dijes, nga mungesa e barnave, nga koha dhe përkujdesi serioz.

Përpara se të flasim për shëndetësinë digjitale, për inteligjencën artificiale dhe strategjitë futuriste, me gjithë rëndësinë që kanë, le të kujtojmë bazën e mjekësisë së vërtetë:

Kemi zgjedhur të jemi mjekë dhe nuk mund të mos shërbejmë.

Kush nuk e ka këtë në thelb, nuk e ka kuptuar ende mjekësinë.

Asnjë algoritëm nuk nevojitet pa ndërgjegje dhe moral. Asnjë algoritëm inteligjent nuk shërben kur ka duar që zgjaten për para dhe nuk shërbejnë siç duhet.

Nina, dhe të gjithë si ajo, meritojnë që ne të dalim nga zona komode e heshtjes.

Edhe unë… “mjekja e idhull-t”, që për 30 vite kam dhuruar jetë dhe shpresë pa fund, kam nevojën madhore që përballë saj e përballë gjithkujt të mos mbetem më me turp.

Ftoj, me respekt dhe dhimbje, të nisim nga individi, nga realiteti që ulëret.

Të rinisim nga ne, sepse progresi është një mbërritje, por nisja është përgjegjësimi dhe respekti ndaj vuajtjes.

Para se të premtojmë atë që nuk kemi, le të japim atë që na takon të japim.

Personalisht, ende nuk kam hasur asnjë teknologji që të zëvendësojë humanizmin.

Si pjesë e shkencës, kam bindjen e thellë që nuk ka mjekësi vetëm me shkencë, pa ndërgjegje, moral dhe koshiencë.

Le të fillojmë duke ofruar dinjitet.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme