Opinion 8 September 2025, 22:46 Nga VNA

Një grusht plumbash për ditën e parë të shkollës!

Ndaje në Whatsapp
Një grusht plumbash për ditën e parë të shkollës!

Nga Dom Mark Pashkja

Dita e sotme duhej të ishte një ditë kur të gjithë do të flisnim për shkollën, madhështinë e saj, librat dhe rëndësinë e arsimimit. Duhej të krijonim një atmosferë ku ata që do të shkelin për herë të parë në bankat e shkollës, ta ruajnë këtë ditë si një nga kujtimet më të bukura të jetës. Shumë nxënës vrapuan me lule në duar për mësuesit e tyre, pa e ditur se gjatë gjithë ditës do të flitej për një “grusht plumbash”.

Në Shkodër ndodhi e zakonshmja. Ajo e zakonshme e jashtëzakonshme, e cila nga muaji në muaj ka marrë trajtat e të zakonshmes në këto vitet e fundit. E njëjta skenë, e njëjta kronikë, i njëjti mister që të gjithë përpiqen ta zbulojnë, por që çuditërisht të gjithë e dinë. As koha, as vendi, as mënyra – vetëm viktimat ndryshojnë.

Nga ngjarja në ngjarje, nuk mungojnë të pafajshmit, që pa dëshirën e tyre thirren të kërcejnë vallen e viktimës në krimin që të tjerë e nisin dhe ata i ulin siparin. Sigurisht, ka shumë më ekspertë se unë, që dinë të shpjegojnë skemat tekniko-taktike të përdorura, të tregojnë origjinën, zanafillën dhe çdo detaj tjetër të ngjarjes.

Por një gjë është e sigurt: koncepti i “të fortit”, që prej vitesh është mbjellë në shoqërinë tonë, po korr sukseset e veta. I forti bën ligjin, i binden të gjithë, e “të gjithë e respektojnë”. Ai ka vend kudo dhe futet në çdo hapsirë, kur i do qefi .
Edhe pse kam shumë frikë për të kundërtën, nuk dua ta besoj dhe nuk dua ta pranoj që si shtet, si shoqëri e si individë nuk jemi në gjendje ta parandalojmë dhe ta zhdukim nga jetët tona këtë rutinë të zakonshme shkodrane – dhe jo vetëm – që na trondit herë pas here. Në pedonale dalim të gjithë, dhe në vendin e kamerierit apo të kalimtarit të rastit, mund të ishte secili prej nesh.

Kultura e të fortit në rrugë, në lagje, në shkollë, në institucione publike duhet të marrë fund. Përndryshe, në vend të luleve, do të kemi gjithmonë një grusht plumbash, që nuk do të dimë nga do të na vijnë – dhe ngjarje si kjo e sotmja do të vazhdojnë të jenë të zakonshme.
Qoftë e fundit!

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme