Opinion 18 September 2025, 16:57 Nga VNA

“Rama si trau në autostradë”

Ndaje në Whatsapp
“Rama si trau në autostradë”


Nga Agim Xhafka

Për mua seanca 5 minutëshe në Kuvend e miratimit të programit qeverisës për 2025-2029 duhej të përfundonte për 2 minuta. Dhe aq ishin shumë. Sepse:
1-Qeveria nuk ka fare program. Ndaj as debatohet, as votohet hiçi. Vetë Rama në fushatë nuk shpalli asnjë strategji, ide, projekt për Shqipërinë e 4 viteve të ardhshme. Dhe populli ia dha votën. Pra Peleshi ka bërë më shumë se ç’duhet, ka hedhur për votim një vrimë në ujë dmth.
2- Qeveria Rama 1,2,3 me konsekuencë, pa fjetur gjumë, me punë heroike dhe vetmohuese arriti që të kapë të gjitha vendet e fundit, në rreshtimin Evropian dhe më gjerë. Na bëri vendin më të varfër, me arsimin copë-copë, me shëndetësinë që të bën të fala jo që është falas, me eksod biblik. Pra ia mbërriti ta kapë fundin. Në mandatin e katërt nuk ka ç’bën më se i realizoi gjithë synimet. Andaj Peleshi nuk kishte pse hidhte në votim një synim që qe realizuar.
3-Tashmë qeveria këto 4 vite që nisën nga halli i sukseseve që ka arritur dhe nga që nuk i ngelet gjë për t’u marrë do të bëhet si ai trau nëpër autostrada. Nëpër kabina do të rrinë ministrat dhe do të presin biletat për ata që do kalojnë. Normal që nuk do falin kënd. Me faturë të majme ata që kalojnë për koncesione, ata që marrin licensa lojrash fati e kazino, ata që marrin leje për kulla e resorte, por free nuk do ecin as qytetarët. Do shtrëngojnë rripin dhe ata se OSSSHEE ka borxhe, se ujësjellësat falimentuan, se spitalet s’kanë ilaçe, se administrata u fry deri në dyfish, se…Ndryshe nuk ngrihet trau. Ngelesh në trafik, as para, as prapa. S’ka tolerim. Në sallën e kontrollit rri vetë Rama me një foto të Diellës në dorë. Që qesh me të kur punët ecin mbroth dhe masturbohet me të kur punët ecin më mbroth.
Kuvendi për 5 minuta miratoi programin e qeverisë. Nesër do të miratojë dhe burrin me të cilin do të martohet Diella. Se 140 veta do të na tregojnë që s’e marrin rrogën kot. Që e bëjnë një punë. Në se kjo quhet punë.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme