Opinion 16 September 2025, 13:16 Nga VNA

Kaosi në RTSH në kufijtë e skandalit

Ndaje në Whatsapp
Kaosi në RTSH në kufijtë e skandalit

Nga Ola Xama

Lajmet që po shkruhen përditë për Radio Televizionin Shqiptar janë në kufijtë e skandalit. Dhjetra njerëz janë detyruar të kërkojnë publikisht pagesën për punën që kanë bërë dhe vetëm pas kësaj administrimi ka pranuar të japë përgjigje.

Nuk arrij dot të konceptoj se në vitin 2025, një institucion publik trajtohet nga menaxhimi sikur të ishte pronë private!

Kush e ka përgjegjësinë për akumulimin e borxheve? Si janë kontraktuar programet pa patur buxhetin në zërin përkatës dhe kush i ka miratuar?

Nëse janë marrë angazhime jashtë fondeve buxhetore, ish-drejtuesit dhe Këshilli Drejtues janë përgjegjës për krijimin e detyrimeve të prapambetura dhe kanë kryer shpërdorim detyre.

Nëse menaxhimi i ri i ka gjetur këto shkelje dhe nuk i denoncon, atëherë po mbulon një aferë në kurriz të njerzve që kanë punuar më parë.

Dhe tjetra, në financë ka një rregull: nuk merr dot angazhime të reja (programe dhe emisione), pa shlyer më parë detyrimet e prapambetura. Është turp të shkojë RTSH në këtë pikë dhe të mos japë pagesat!

Turp më i madh është të bëhen thirrje që përveç taksës që paguajmë çdo muaj (për një institucion që nuk zbaton asnjë standard të llogaridhënies), kërkohet ndihmë nga Ministria e Financave dhe të futet dora dhe njëherë në xhepin e qytetarëve. Për çudi ky propozim është bërë dhe nga disa shoqata gazetarësh...

Më e rënda që ndodh pastaj është publikimi i honorareve të ish-bashkëpunëtorëve në media e portale për t’i bërë ‘mish për top’ edhe në kurriz të imazhit të RTSH. Ironikisht publikimet bëhen nga gazetarë që paguhen si bashkëpunëtorë në RTSH nga drejtimi i ri. Ndaj ndalenj këtë komedi dhe kryeni detyrën që keni marrë përsipër!

P.S. Respekt për të gjithë kolegët dhe asgjë personale me këdo që mund ta gjejë veten subjekt të kësaj që kam shkruar...

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme