Opinion 1 Tetor 2025, 18:09 Nga VNA

Neveritëse se si PD-ja mbron Erion Veliajn!

Ndaje në Whatsapp
Neveritëse se si PD-ja mbron Erion Veliajn!

Nga Indrit Vokshi

Erion Veliaj është shkarkuar bazuar në nenin 62 të Ligjit për Qeverisjen Vendore. Jo mbi nenin 115 të Kushtetutës, nen të cilin po na e citojnë këta opozitarët e flakët e të ndezur, për të na bindur ne se na qenkan shkelur ai nen dhe Kushtetuta. 

Se di pse e citojnë nenin 115 kur as Këshilli Bashkiak as Qeveria nuk e kanë përdorur nenin 115 dhe nuk e kanë shkarkuar Veliajn duke u bazuar në nenin 115!

Neni 62 shkruan: "Kryetari i Bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave, kur:.."Propozohet nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3 mujore të pandërprerë."

Vendimi i Qeverisë i cili shkarkon Veliajn thotë: "Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës c) të nenit 62 të Ligjit për Qeverisjen Vendore." Pra të nenit 100 i cili përcakton kompetencën e KM për të nxjerrë akte dhe jo të 115.

Neni 115 në lexim kronologjik dhe thelbsor lidhet me rastet kur Këshilli i Ministrave e shkarkon një kryetar bashkie <<me iniciativën e tij>> për shkelje të ligjit. Dukeqenëse pushtetet janë të ndara jo vetëm horizontalisht (parlament-qeveri-gjyqësor) por janë të ndara edhe vertikalisht (pushtet qëndror-pushtet vendor) Kushtetuta për ta ndaluar abuzimin e Këshillit të Ministrave me ketë kompetencë dhe për të mos lejuar që kjo kompetencë të përdoret abuzivisht kundër kryebashkiakëve, ka parashikuar se shkarkimi pezullohet derisa të shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese. Kjo vlen vetëm për shkarkimin nga KM, e kjo parashikohet me qëllim për të ruajtur ndarjen pushtet qëndror-pushtet vendor.

Në rastin e Veliaj nuk jemi përballë nenit 115, sepse Erion Veliajn nuk e ka shkarkuar qeveria duke përdorur nenin 115; Erion Veliajn e ka shkarkuar Këshilli Bashkiak i Tiranës duke përdorur nenin 62 të Ligjit për Qeverisjen Vendore dhe neni 62 e kërkon që shkarkimi nga ana e Këshillit Bashkiak t'i dërgohet Qeverisë. Dmth çështja Veliaj është çështje e konsumuar në nivel vendor, në nivel bashkiak, sipas Ligjit për Pushtetin Vendor, e nuk është përplasje e pushtetit qëndror me pushtetin vendor. 

Këta opozitarët e flaktë janë çuar peshë duke sulmuar Presidentin, duke thënë se Presidenti nuk duhej të dekretonte zgjedhje. Po pse nuk duhej? Edhe një herë: nuk jemi para nenit 115, nen i cili e detyron Presidentin të mos dekrerojë zgjedhje. Jo po presidenti kapterr, jo po rreshter! Mund të jetë jetë edhe kapterr edhe rreshter i Edi Ramës, nuk e përjashtojmë ketë, mirëpo kjo sja vlerë për rastin në fjalë. Në ketë rast nuk e ka shkelur Kushtetutën.

Edi Rama ka dashur ta shkarkojë Erion Veliajn, kjo është e qartë. Por Edi Rama ka këshillëtar ligjor i cili e ka këshilluar mirë, duke i thënë se që të mos na e rrëzojë Kushtetuesja dhe të mos bllokohen zgjedhjet prej nenit 115, mos e përdor nenin 115, por bindi anëtarët e Këshillit Bashkiak ta shkarkojnë ata dhe, në ketë rast nuk ka shkelje të Kushtetutës, as ka bllokim të dekretit të zgjedhjeve.

Edi Rama e kishte më të lehtë ta shkarkonte Veliajn me nenin 115, e bënte thjesht me vendim qeverie, nuk kishte nevojë të urdhëronte anëtarët e Këshillit Bashkiak për ta shkarkuar ata. Por i urdhëroi ata për ketë qëllim. 

Interesante që të gjithë citojnë një nen, nenin 115, kur ai nen nuk është përdorur askund e as ka lidhje me ketë çështje. Pse e mbrojnë Veliajn? Ec e merre vesh. E dinë ata.

Lexo gjithashtu

Video

Dhjetëra qytetarë të Lezhës janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të përkujtuar 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj nga Shëngjini. Pjesëmarrësit ndezën qirinj dhe vendosën lule pranë fotografisë së saj, duke shprehur dhimbjen për humbjen e të resë dhe solidaritetin me familjen në këtë moment të vështirë. E reja dyshohet se i dha fund jetës pas një periudhe të vështirë personale dhe dhunës nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe debat në opinionin publik, ndërsa qytetarët kërkuan më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale për rastet e dhunës në familje.

Një grup prej rreth 20 grabitësish të maskuar realizuan një grabitje në dyqanin e bizhuterive “Kumar” në Kaliforni, duke marrë mallra me vlerë mbi 1.4 milion dollarë brenda rreth 70 sekondash. Sipas autoriteteve, grabitësit thyen vitrinat me çekiçë dhe morën rreth 75–80% të bizhuterive të ekspozuara, para se të largoheshin me automjete që i prisnin jashtë. Policia arrestoi katër të rinj të moshës 19–20 vjeç pasi ndaloi një prej automjeteve të përdorura për arratisje, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vijojnë.

Pse vetëm Rama do bëjë aeroporte?

Unë jam Ambrozia Meta që t’i gërric nervat…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme