Opinion 6 October 2025, 10:55 Nga VNA

PD-ja pa kandidat për Tiranën, shenja më e qartë e kapitullimit politik dhe e degradimit të figurave të saj

Ndaje në Whatsapp
PD-ja pa kandidat për Tiranën, shenja më e qartë e

Nga Indrit Vokshi

Të mos kesh brenda hierarkisë tënde asnjë person për ta kandiduar për Tiranën, quhet kapitullim dhe zvetnim politik. Kur thuhet se duhet dikush i cili merr vota të qytetarëve, nënkupton se ata që ti ke te partia, marrin vota vetëm brenda oborrit të selisë, pra janë ushtarë pa prestigj.

Gjithmonë janë kandiduar figura partiake me njëfarë prestigji. Mustafaj, Ngjela, Olldashi, Basha, edhe Bamiri i cili s’u kandidua por mund ta fitonte, ishin figura partiake të PD-së së dikurshme.

Sot, duke pranuar se nuk duhet dikush partiak, po pranohet se partiakët aty janë niveli për të qeshur gomari me ta. Po pranohet se partia ka imazh aq të degjeneruar dhe komik, saqë shoqëria e Tiranës e quan si diçka me zgjebe të cilës i duhet ndejtur larg; prandaj duhet maskuar kandidimi, duhet nxjerrë ose mbështetur dikush pa zgjebe, dikush i cili nuk identifikohet hapur me partinë në fjalë, sepse po u identifikua e quajnë edhe atë me zgjebe dhe i bien pikët në publik. Si komunistët e para 100 vjetëve të cilët, ngaqë opinioni i quante terroristë, infiltronin anëtarët e tyre në platforma me emër e fytyrë pak më të pranueshme.

Kjo ditë ku ndodhet sot ish PD-ja, u iniciua nga Sali Berisha, por u mundësua nga mijëra militantë e simpatizantë të cilët e mbështetën projektin e tij për një PD ku ka vetëm besnikë të verbër, ku promovohen vetëm njerëz të cilët s’kanë asnjë mendim e gjykim, asnjë guxim dhe fuqi karakteri, por veç i binden dhe i nënshtrohen Sali Berishës.

Nëse deri dje ka qenë diçka më ndryshe, ka pasur fytyra ndërmjetëse midis partisë dhe pjesës tjetër të shoqërisë, sot janë vetëm ata, ai klan, e si rrjedhojë iu duhet të ri-maskohen, sepse fytyrat e tyre nuk janë aspak simpatike. Kjo ditë nuk erdhi rastësisht, u punua për këtë ditë.

Tani jepini edhe një mandat tjetër në krye të partisë (2026-2030) që t’i japë dorën e fundit, ta katandisë si partia e Vojsllav Sheshelit në Serbi, e cila ka vetëm huliganët e stadiumeve dhe fanatikët që besojnë se duhet ngjallur Car Dushani dhe mbretëria mesjetare — dhe cilido që është kundër ringjalljes në fjalë, duhet pështyrë, sharë, shpallur tradhtar dhe i shitur.

Lexo gjithashtu

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme