Opinion 15 October 2025, 20:51 Nga VNA

Si i përgjon gjykatësit Altin Dumani?

Ndaje në Whatsapp
Si i përgjon gjykatësit Altin Dumani?

Opinion nga Ergys Mërtiri

Politikanë dhe analistë anti-SPAK kanë ngritur vazhdimisht alarmin se kjo prokurori ka të drejtë të përgjojë gjykatësit. Sipas tyre kjo është shkatërruese sepse cënon pavarësinë e gjyqësorit dhe i jep mundësinë SPAK-ut të marrë peng gjykatësit.

Altin Dumani u përgjigj fare qartë se ligji i lejon SPAK-ut të përgjojë vetëm në kuadër të një hetimi penal dhe vetëm nëse ka një leje nga gjykata për këtë. Pra prokurori nuk mund të bëjë siç ia ka qefi për të përdorur përgjimin si mjet shantazhi, por i duhet të ketë lejë për ta bërë këtë, e cila kërkon prova paraprake.

Sipas zërave anti-SPAK, i bie që gjykatësit të jenë të papërgjueshëm, sepse përndryshe ata u bëkan të shantazhueshëm nga prokuroria. Sipas tyre, gjykatësi mund të jetë i korruptueshëm nga të hetuarit, por jo i shantazhueshëm nga ligji.

Pyetja shtrohet, çfarë duhet bërë kur një gjykatës bën korrupsion? Natyrisht që duhet të hetohet.
Kush do ta hetojë? Natyrisht që prokuroria. Por si mund të hetojë prokuroria pa mbledhur prova dhe pa vënë në përgjim të dyshuarin?

Sigurisht që edhe prokuroria mund të abuzojë dhe për këtë arsye, ligji ka vendosur një çek, që është gjykata. Për të vënë në përgjim një gjykatës, ashtu si këdo tjetër, prokurorisë i duhet të marrë leje në gjykatë dhe kjo është gjëja më normale në botë.

Cili i bie të jetë propozimi i avokatëve të gjykatësve? Ta bëjmë gjykatësin të pahetueshëm dhe të paprekshëm nga ligji, në mënyrë që kushdo ta korruptojë lehtësisht sa herë ti duhet?

Këto akuza ndaj SPAK-ut mund ti bëjnë vetëm ata që nuk duan një drejtësi që ka fuqinë të ndëshkojë politikën. Në pamundësi për të penguar SPAK-un të hetojë, me gjithë presionet e forta, ata kërkojnë një gjykatë që të rrëzojë SPAK-un dhe të mbrojë abuzuesit. Akuza të tilla vërshojnë çdo ditë nëpër media nga ata që duan ta shkatërrojnë të vetmen gjë pozitive që i ka ndodhur këtij vendi kë këta vjet. Prandaj ky vend nuk del dot nga bataku i këtyre 35 viteve. Sepse ka shumë njerëz që luftojnë të shkatërrojnë çdo mundësi për të dalë prej tij.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme