Opinion 8 October 2025, 12:56 Nga VNA

Si i bashkoi Berisha ata që dikur i quante të shitur te Rama. Frika nga denigrimi- bashkuesi i vetëm i opozitës

Ndaje në Whatsapp
Si i bashkoi Berisha ata që dikur i quante të shitur te Rama. Frika

Nga Indrit Vokshi

Para 6 muash, Agron Shehaj e Adriatik Lapaj, quheshin të shitur të Edi Rama dhe shërbëtorë të tij. Kjo e thënë zyrtarisht nga Sali Berisha!

Shehaj-Lapaj, nuk bashkohen me njëri-tjetrin sepse janë sharë me njëri-tjetrin; mirëpo bashkohen rreth Sali Berishës i cili ia ka sharë e denigruar që të dy. Më lehtë ia falin denigrimin Berishës, sesa njëri-tjetrit. Berisha është në rregull sepse arma e tij më e fortë është kërcënimi se po nuk iu nënshtrove të shan, të denigron, të quan të shitur te Edi Rama.

Dhe këta i janë frikësuar këtij kërcënimi me denigrim, siç para tyre i janë frikësuar edhe shumë deputetë të cilët pas humbjes së 2023, shkuan e i dhanë oksigjen politik për ta mbajtur gjallë, me paktin se ai do t’i rikandidojë në lista të sigurta. Vetëm 6-7 prej tyre rimorën mandat. Sidoqoftë, deputetët iu nënshtruan me interesin për të përfituar mandatin.

Po këta, Shehaj e Lapaj, mbi cilin interes i nënshtrohen e i bashkohen? Meqenëse asnjëri kandidat opozitar nuk do të fitojë në Tiranë, logjikisht Shehaj e Lapaj duhet të futeshin për të ridëshmuar fuqinë politike, siç po bën Arlind Qori. Me këtë skemë nuk do të ridëshmojnë dot asgjë, nuk do të munden të dimensionojnë një pol tjetër të politikës ndryshe, duke fuqizuar me vota një model të ri politikani tip Ermal Hasimja. Të trija palët, Berisha, Shehaj, Lapaj, kanë interes për t’u fshehur pas njëri-tjetrit.

Berisha fsheh pas tyre katastrofën, sepse edhe votat e tyre do t’i llogarisë si të vetat. Këta fshihen pas Berishës sepse votat e Berishës i shesin hipotetikisht si edhe të vetat; përderisa do të jetë e paqartë se sa vota ka çuar secili, secili ka të drejtë të pretendojë më shumë sesa ka. Këtë e mundëson paqartësia.

Politika e re ka fytyrën më të mirë dhe hutimin më të thellë. Dinakërinë e ka Berisha, sepse ai arriti edhe diçka tjetër: arriti të neutralizojë rrezikun më të madh — t’i spikasë një model ndryshe brenda krahut të djathtë dhe ky model të legjitimohet me vota. Kjo është fitorja e tij. Të tjerët, Lapaj-Shehaj, s’kanë fituar asgjë, thjesht i janë nënshtruar nevojës së Sali Berishës.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme