Politika 16 March 2025, 17:06 Nga VNA

Renato Kumrija denoncon heqjen e tij nga lista e kandidatëve të PD për Elbasanin

Ndaje në Whatsapp
Renato Kumrija denoncon heqjen e tij nga lista e kandidatëve të PD

Renato Kumrija denoncon heqjen e tij nga lista e kandidatëve të PD për Elbasanin

Renato Kumrija, i cili ishte renditur i treti në primaret e PD-së për Elbasanin dhe i teti në qark, akuzon sekretarin e Përgjithshëm Flamur Nokën për fshirjen e tij nga lista e kandidatëve për deputetë.

Kumrija e cilëson këtë veprim si një shkelje të statutit të partisë dhe ngre dyshime për pazare të mundshme në momentet e fundit para dorëzimit të listave në KQZ.

Kjo situatë mund të shkaktojë përçarje të mëtejshme brenda PD-së dhe të ndikojë në performancën e saj elektorale. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Flamur Noka apo nga strukturat drejtuese të PD-së mbi këtë çështje.

Reagimi i plotë e Renato Kumrijas

Te dashur anëtarë të Partisë Demokratike Qarku Elbasan, miq, shokë dhe bashkëpunëtorë që keni besuar tek unë si një i ri ne politikë dhe më keni dhënë mbështetje të pakushtëzuar, pa interes, që të jem kandidat për deputet i Partisë Demokratike. Ju ve ne dijeni që më ka thirrur Sekretari i Përgjithshëm PD, Flamur Noka, i cili më ka komunikuar që unë nuk do të jem në listë si kandidat për deputet. Arsyeja është e thjeshte, pasi duhet t’ia lënë vendin dikujt tjetër, ndërsa kane lënë ne liste kandidate me shume me pak mbeshtetje nga Primaret. Edhe pse e kundërshtova me forcë qëndrimin e tij personal, duke shkelur statutin e PD dhe çdo kod njerëzor, ai (Flamuri) ma fshiu emrin. Dua të falënderoj gjithsecilin nga ju, të cilët më mundësuat që unë të isha një ndër të rinjtë më te votuar në qytetin e Elbasanit (i 3-ti në renditje, në nivel Qarku isha i 8-ti dhe dola si një ndër kandidatet e rinj më potencialë për të marrë pjesë ne zgjedhjet Parlamentare si përfaqësues i PD-së. Për fat të keq, kuptova që puna, përkushtimi dhe interesi për t’i dhënë Zë nevojave të qytetarëve të thjeshtë dhe për t’i përfaqësuar ata denjësisht nuk është primare për politikëbërësit. Unë isha dhe jam një si ju, bir i një familjeje të thjeshte shqiptare, që besova se ku më mire sesa një njeri i “popullit” njihte më mire nevojat e shtresës sonë. Prandaj, me keqardhje; miq dhe dashamirës që e pritet me krahëhapur figurën dhe njeriun që unë përfaqësoj, ju lajmëroj që nuk do te jem pjesë e "listës së hapur", sepse është më e mbyllur se vetë emri nga Flamur Noka. Miqtë e mi, ju e kuptoni shumë mirë pse ndodhi kjo! A mos vallë ka pazare apo negociata përgjatë natës së fundit të afatit për t’u regjistruar nga KQZ, këtë e di vetëm Flamur Noka dhe koha që jam i bindur se do më japë të drejtë mua dhe krejt Elbasanit, për të cilën ai ka hedhur poshtë Demokracinë për votën e lirë ndaj një frymë të re dhe një të riu që pat mbështetjen më të sinqertë nga familjet e Elbasanit. Është për të ardhur keq që figura të tilla si Flamur Noka tremben nga mbështetja që ka një njeri i ri në politikë dhe fillojnë sulmet që të kenë mundësi të bëjne lirshëm dallaveret e tyre dhe nuk pretendojnë Fitoren, por kërkojnë Humbjen ne zgjedhje. Prandaj, për të mos rënë ndesh për parimet e mia për DEMOKRACI REALE, Kërkoj nga ana e juaj që të mbështesni Partine Demokratike dhe Prof.Dr. Sali Berishën, sepse unë do jem pjesë e saj gjithmonë, është apo nuk është ai (Flamuri) pjesë e saj. Mirënjohje të thellë për ju, pasi ju me bëtë të jem i zgjedhuri juaj me tempullin e demokracise dhe detyrimi im është të jem zëri juaj kudo dhe gjithnjë, pavarësisht se Flamuri nuk është dakord!

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme