Politika 16 March 2025, 11:02 Nga VNA

Llogaritja e votave në Qarkun e Tiranës dhe efekti i listave të hapura

Ndaje në Whatsapp
Llogaritja e votave në Qarkun e Tiranës dhe efekti i listave të

Qarku i Tiranës mbetet qendra e garës elektorale për shkak të peshës së madhe që ka në ndarjen e mandateve. Në bazë të analizës së zgjedhjeve të vitit 2021 dhe zhvillimeve të katër viteve me opozitën, mund të nxjerrim disa konstatime kryesore:

1. Premisat Bazë

• Mandatet minimale nga lista e mbyllur:

Partitë sigurojnë së pari mandatet e fituara nga lista e mbyllur. Për çdo koalicion të drejtuar nga dy partitë e mëdha, parashikimi është për mbi 12 mandate minimale në Tiranë. Nëse nuk arrijnë të marrin më shumë se 12 mandate, lista e hapur nuk ka efekt.

2. Efekti i Listave të Hapura

• Votat personale:

Vetëm kandidatët nga lista e hapur (37 emra) mund të marrin vota personale dhe të konkurrojnë për mandate. Rirenditja e kandidatëve bëhet në bazë të votave të fituara, duke e kaluar rëndësinë e renditjes fillestare. Kandidatët e listës së mbyllur (12 të parët) nuk ndikohen nga votat personale.

• Pragu për mandatet shtesë:

Për të fituar mandatin e 13-të, një kandidat nga lista e hapur duhet të sigurojë të paktën 12,500 vota personale, me kusht që partia ose koalicioni të kenë marrë 12 mandatet e listës së mbyllur.

Në zgjedhjet e 2021, Partia Demokratike dhe aleatët e saj siguruan 15 mandate në Tiranë,  LSI 2 mandate.  Në kushte laboratorike, i bie që për 3 mandate do të garojnë 37 kandidatët e listës së hapur të PD për Tiranën.

Megjithatë, krahasuar me 4 vite më parë, përçarja e PD-së ul shansin që ajo të marrë më shumë mandate se në kohën kur ishte e bashkuar, kishte një program dhe fushatë të mirë dhe konkurruese me atë të mazhorancës.

Ndërkohë që në listen e hapur të PD-së garojnë disa kandidate, Ilir Meta (PL) dhe Shpëtim Idrizi (PDIU) kanë struktura të konsoliduara partiake dhe një organizim më të mirë sesa shumë nga kandidatët e listës së hapur të PD-së. Kjo i bën ata më të aftë për të siguruar vota personale dhe për të ndikuar në shpërndarjen e mandateve.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme