Politika 16 March 2025, 17:20 Nga VNA

Pas kritikave, Lapaj heq babain nga lista e kandidatëve

Ndaje në Whatsapp

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka bërë ndryshime në listën e kandidatëve për deputet, duke shkaktuar polemika dhe paqartësi. Babai i Adriatik Lapajt, Ferman Lapaj, i cili më parë kryesonte listën e këtij koalicioni në Berat, nuk figuron më në versionin e finalizuar në KQZ. Në vend të tij, lista kryesohet nga Aleksandër Bacaj.

Lajmi për përfshirjen e babait të Adriatik Lapajt në listën e kandidatëve bëri bujë në media, duke sjellë reagime të shumta. Vetë Lapaj, në një reagim publik, e cilësoi këtë një keqinterpretim, duke theksuar se ishte përdorur një listë paraprake dhe se strategjia e koalicionit është refuzimi i sistemit të listave të mbyllura. Sipas tij, emrat e vendosur në pozicione të sigurta do të tërhiqen në rast të fitimit të mandatit, duke lejuar që mandatin ta marrë kandidati me më shumë vota nga lista e hapur.

Përveç çështjes së Ferman Lapajt, një tjetër situatë që ngjalli reagime ishte marrëveshja e minutave të fundit me deputetin Dash Sula, e cila nuk u finalizua, duke sjellë spekulime për një pakt të dështuar politik.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme