Politika 16 March 2025, 20:51 Nga VNA

Hartimi i listave, Këlliçi: Na kushtëzoi koalicioni i madh. 8 vende ia dhamë aleatëve

Ndaje në Whatsapp
Hartimi i listave, Këlliçi: Na kushtëzoi koalicioni i madh. 8

 

Belind Këlliçi, deklaroi se polemikat mbi listën e kandidatëve të Partisë Demokratike erdhën për faktin se partia më e madhe opozitare ishte e kushtëzuar nga koalicioni i madh i krijuar për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën.

“Listë perfekte nuk ka dhe nuk do të ketë asnjëherë. Përsa kohë kemi të bëjmë me lista që kanë kandidatë me numër të limituar përfaqësuesish të Partisë Demokratike, edhe për shkak të kushtëzimit të aleatëve, dhe përsa kohë do të ketë një limit në lista, përherë do të ketë ambicie që do të mbeten përgjysmë, karriera që do të cenohen, individë që do të jenë të pakënaqur dhe kjo është krejt e natyrshme”, tha Këlliçi për A2CNN.

Sipas tij, “debati i brendshëm është aset në Partinë Demokratike dhe aset është edhe mendimi ndryshe”.

“Është aset që ka përplasje mes politikanëve, sepse kjo tregon që është parti e lirë, ku njerëzit thonë atë që mendojnë. Në ndryshim nga reparti ushtarak në anën tjetër, nga grupi i strukturuar kriminal që drejtohet sot nga Edi Rama, ku janë ndërprerë karrierat e dhjetëra ministrave e deputetëve të PS dhe askush nuk ka guxuar të thotë një fjalë, sepse kështu ka vendosur Edi Rama. Por, që të mbetemi te PD-ja, duke u kushtëzuar nga faktori i koalicionit, që është i stërmadh, me 26 parti, është kushtëzuar të japë 8 mandate në listat e sigurta për aleatët. Pra, janë 8 demokratë që nuk janë pjesë e listës së mbyllur për shkak të këtij kushtëzimi”, u shpreh Këlliçi.

“Ndërsa në listën e hapur ka figura të njohura që do të garojnë, si Ilir Alimehmeti, Jorida Tabaku, Grigels Muçollari, Ilda Zhulali e shumë të tjerë. Këta janë aset i jashtëzakonshëm për PD dhe do të sjellin vota pafund për opozitën. Ka shumë që e meritonin të ishin në listën e mbyllur të PD, por këto ishin hapësirat”, shtoi Belind Këlliçi.

Video

Ushtria izraelite ka hedhur në erë shtëpinë e 41-vjeçarit palestinez Farouq Ramadan, në fshatin Tell, në jugperëndim të Nablusit. Ramadan u vra më 24 korrik, së bashku me tre të afërm të tij, gjatë përleshjeve me forcat izraelite dhe kolonë izraelitë, pas një sulmi ndaj fshatit. Operacioni i prishjes së banesës u zhvillua më 11 gusht, pas një bastisjeje të kryer një mbrëmje më parë. Gjatë operacionit, banorët e disa banesave përreth u detyruan të largoheshin përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

Ushtria izraelite ka hedhur në erë shtëpinë e 41-vjeçarit palestinez Farouq Ramadan, në fshatin Tell, në jugperëndim të Nablusit. Ramadan u vra më 24 korrik, së bashku me tre të afërm të tij, gjatë përleshjeve me forcat izraelite dhe kolonë izraelitë, pas një sulmi ndaj fshatit. Operacioni i prishjes së banesës u zhvillua më 11 gusht, pas një bastisjeje të kryer një mbrëmje më parë. Gjatë operacionit, banorët e disa banesave përreth u detyruan të largoheshin përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

Një avion Boeing 737 i kompanisë American Airlines u përplas me një shpend pak pas ngritjes nga aeroporti i Myrtle Beach, në Karolinën e Jugut, SHBA. Si pasojë e përplasjes, nga një prej motorëve të avionit u shfaqën flakë, duke detyruar ekuipazhin të kryente një ulje emergjente.

Një video e re zbulon detaje nga operacioni sekret që u përdor për të nxjerrë presidentin amerikan Donald Trump nga Ankaraja, pas një kërcënimi të besueshëm nga Irani. Plani ishte sa diskret, aq edhe i pazakontë: Trump u largua nga Air Force One me ndihmën e një kamioni ushqimesh. Pamjet tregojnë kamionin duke u larguar nga Air Force One, pasi Trump kishte hipur në avion, dhe më pas duke u drejtuar drejt një tjetër avioni qeveritar amerikan. Trump u transferua në një Air Force C-32A, me të cilin më pas u largua nga Ankaraja pas samitit të NATO-s. Ndërkohë, Air Force One vazhdoi të shërbente si “karrem”, duke bërë që gazetarët dhe disa pjesëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë të besonin se presidenti ndodhej në të.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme