Politika 17 March 2025, 11:37 Nga VNA

Përgjimet e Veliajt, Berisha: Redaktori është Rama/ Mesazhi që u la prokurorëve dhe përgjimet e ministrit Balla me Suel Çelën

Ndaje në Whatsapp
Përgjimet e Veliajt, Berisha: Redaktori është Rama/ Mesazhi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama pas daljes së tij nga ambientet e SPAK. Në një deklaratë për mediat, Berisha e akuzoi Ramën si “redaktorin” që, sipas tij, ka manipuluar dhe drejtuar vendimet e drejtësisë

"Redaktori është një person, të cilin mediat e censuruan.

Mediat dëshmuan se Erion Veliaj, Lal Vjedhësi, në telefonatat e tij të panumërta, i jepte të vëllait porosi për Mjero Bazen, për Bolinon, për Yzeirin e të tjerë.

Por atë që u fshehën mediat ju, ua them unë. Në urdhëresat dhe udhëzimet e tij ishte një shumë e veçantë.Për këtë çështje, thoshte, do pyetet Redaktori.Kjo çështje nuk do dalë pa u pyetur Redaktori.Tani, do thoni ju, cili ishte Redaktori. Redaktori ishte Edi Rama.Natën i ndërsente kundër Skapit, ditën sulmonte Etjenin se guxove të sulmonte Skapin.Ndërkohë, statuset e para janë të gjitha të redaktuara nga Redaktori.

Po çfarë po bënte Redaktori këtu?

Redaktori këtu kishte vënë përpara një telajo dhe qejf e qejf po pikturonte mustaqet e Kujtim Gjuzit." tha Rama

Ai deklaroi se Ulsi Manja, e futi në kurth Veliajn, i cili pasi e takoi në qeli si mik dhe i futi cimkat gjithandej, edhe në shtrat. “Njeri më të pabesë, më të zi në shpirt, më të pakarakter se ai nuk ka. Ulsi Manja ka shkuar natën si mik duke iu lëpirë Erion Velisë dhe ka urdhëruar vendosjen e çimkave në të gjitha mjediset. Ai është pjesë e këtij kurthi. Nëse donin të vendosnin çimka nuk duhet të merrnin ministra, por të merrnin lejen e gjykatës. Ata edhe në biruca kanë disa garanci. Mos të bëj unë avokatin e Erion Veliajt, le ta bëjë Maks Haxhiaj. Erion Veliaj është regjistruar edhe duke folur në telefon fiks. Edhe duke fjetur në shtratin e tij, edhe duke u ulur në tavolinë. Atë e kishin mbushur me çimka në të gjitha anët. Çdo i burgosur megjithatë ka të drejtat e tij. Përdorimi i kurtheve, t’i çosh Uluziun dhe të kryesh këto veprime, kalon çdo përmasë”, tha Berisha. Sipas Berishës në qelinë e Erjon Veliajt, ka shkuar edhe Poja (Xhevdet Troplini) , një prej eksponentëve kryesorë të krimit në Durrës që kontrollon edhe Portin.

Berisha tregoi mesazhin që u la  prokurorëve në SPAK

Amnistimi i krimit elektoral nga Dumani dhe Skapi i partisë është krimi antikushtetues dhe antidemokratik më i madh në historinë e pluralizmit politik. Është atentati më i rëndë ndaj zgjedhjeve të lira. Sali Berisha. Ua lashë aty!”, tha Berisha.

Akuza hodhi dhe ndaj Taulant Ballës. Berisha publikon përgjime që sipas tij tregojnë pazaret që bën me Suel Çelën.

"Tani vazhdojmë përsëri me personazhin më të inkriminuar pas Edi Ramës në Shqipëri dhe ky është Taulant Bego Yaris.

Taulanti është një personazh unik.

A e dini ju të nderuar gazetarë që ai është edhe hajdut xhepash në kuptimin që nuk ngurron t’u kërkojë mbushmani kartën e telefonit, hidh ca mbushje në kartën time të telefonit.

Pra, ky është njeriu që përfaqëson Edi Ramën në Tiranë.

Në janar të vitit 2021, Sueli, kapoja i bandës së Elbasanit është në diskutim me pinin D787BO, e gjeni vetë ju ku është, por edhe unë do përpiqem, në lidhje me një çështje kundër tij, të nisur nga OFL.

Dosja ndodhet në SPAK.

Pini D787BO thotë se ‘do ta kthej dosjen nga Spaku në OFL’.

E shihni pra se si bëhen pazaret dhe pastaj më thonë pse thua ti organizatë kriminale. Po çfarë është kjo apo jo? A nuk është pazar që më hiqni dosjen dhe çojani edhe njëherë policisë.

Pini D787BO thotë se do ta kthejmë dosjen nga SPAK në OFL dhe shpresoj te kushtet.

E kuptoni pra se si shpëtohen kriminelët duke bërë dosjet top futbolli nga Spaku tek OFL dhe duke i nxjerrë jashtë afateve ligjore të gjykimit.

Tani në fund thuhet se ‘Tao është plotësisht i vetëdijshëm për këtë’.

Domethënë do ta bëj se nuk ka ku të shkojë.

Pra, kjo ishte sot për Taon dhe për redaktorin." tha Berisha

Video

Ushtria izraelite ka hedhur në erë shtëpinë e 41-vjeçarit palestinez Farouq Ramadan, në fshatin Tell, në jugperëndim të Nablusit. Ramadan u vra më 24 korrik, së bashku me tre të afërm të tij, gjatë përleshjeve me forcat izraelite dhe kolonë izraelitë, pas një sulmi ndaj fshatit. Operacioni i prishjes së banesës u zhvillua më 11 gusht, pas një bastisjeje të kryer një mbrëmje më parë. Gjatë operacionit, banorët e disa banesave përreth u detyruan të largoheshin përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

Ushtria izraelite ka hedhur në erë shtëpinë e 41-vjeçarit palestinez Farouq Ramadan, në fshatin Tell, në jugperëndim të Nablusit. Ramadan u vra më 24 korrik, së bashku me tre të afërm të tij, gjatë përleshjeve me forcat izraelite dhe kolonë izraelitë, pas një sulmi ndaj fshatit. Operacioni i prishjes së banesës u zhvillua më 11 gusht, pas një bastisjeje të kryer një mbrëmje më parë. Gjatë operacionit, banorët e disa banesave përreth u detyruan të largoheshin përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

Një avion Boeing 737 i kompanisë American Airlines u përplas me një shpend pak pas ngritjes nga aeroporti i Myrtle Beach, në Karolinën e Jugut, SHBA. Si pasojë e përplasjes, nga një prej motorëve të avionit u shfaqën flakë, duke detyruar ekuipazhin të kryente një ulje emergjente.

Një video e re zbulon detaje nga operacioni sekret që u përdor për të nxjerrë presidentin amerikan Donald Trump nga Ankaraja, pas një kërcënimi të besueshëm nga Irani. Plani ishte sa diskret, aq edhe i pazakontë: Trump u largua nga Air Force One me ndihmën e një kamioni ushqimesh. Pamjet tregojnë kamionin duke u larguar nga Air Force One, pasi Trump kishte hipur në avion, dhe më pas duke u drejtuar drejt një tjetër avioni qeveritar amerikan. Trump u transferua në një Air Force C-32A, me të cilin më pas u largua nga Ankaraja pas samitit të NATO-s. Ndërkohë, Air Force One vazhdoi të shërbente si “karrem”, duke bërë që gazetarët dhe disa pjesëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë të besonin se presidenti ndodhej në të.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme