Politika 17 March 2025, 11:08 Nga VNA

Lista e kandidatëve/ Rama: PS u ka dhënë mundësinë të gjithëve, deri te ballistët

Ndaje në Whatsapp
Lista e kandidatëve/ Rama: PS u ka dhënë mundësinë

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot ekipin me të cilin Partia Socialiste do të garojë në zgjedhjet e 11 majit për qarkun e Tiranës. Gjatë fjalës së tij, ai theksoi rëndësinë e negociatave me Bashkimin Europian, duke deklaruar se Shqipëria ka nevojë vetëm për një vit e gjysmë për të arritur qëllimet strategjike dhe për të mbyllur proceset e rëndësishme, duke e konsideruar këtë periudhë si një moment historik për vendin.

Rama foli gjithashtu për progresin e bërë në reformën në drejtësi, duke theksuar se PS është autorja dhe udhëheqësja e këtij procesi transformues. Ai u shpreh se pasaporta e BE do të ofrojë mundësi të reja për shqiptarët, duke i dhënë atyre mundësinë të jetojnë dhe studiojnë në çdo shtet të Bashkimit Europian.

Kryeministri iu referua gjithashtu opozitës, duke i akuzuar ata se duan të kthejnë pas gjithçka që është ndërtuar deri tani. Ai theksoi se 11 maji duhet të jetë një ditë vendimtare për shumicën e shqiptarëve, duke mbështetur ekipin që punon për integrimin e vendit në BE.

"Ne jemi autorë të reformës në drejtësi, udhëheqës të procesit transformues të drejtësisë dhe bartës të kostove më të mëdha të procesit. Përballë nesh janë forca që duan votën për të kthyer përmbys gjithçka që është ndërtuar deri tani. Dikush mund të thotë që këtu të gjithë duan ta çojnë Shqipërinë në BE, edhe këneta “BE, BE “ thotë gjithë ditën. Gjithë bretkosat “BE “ kanë gjithë ditën në gojë. " tha Rama

Në fund, Rama foli për ekipin e PS-së, duke shprehur besimin se ky ekip është i aftë të përfaqësojë më së miri momentin e tanishëm dhe të vazhdojë punën për zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai përmendi gjithashtu praninë e Halit Valterit, duke e konsideruar atë si një shans për të dalë nga “këneta” e politikes shqiptare.

"PS u ka dhënë mundësinë të gjithëve dhe ballistëve të shohin nga ne nëse nuk duan të vdesin në kënetë. Kemi një ballist këtu, Halit Valterin që që kur na njohu nuk na u nda ne. Në fillim vinte afër nesh për inat të atyre por më vonë kuptoi që ishte diçka më shumë se inati. Është shansi i tyre i fundit për të dalë nga këneta. Kur të hyjmë në BE, fjala Ball Kombëtar do të jetë vetëm një shprehje. " tha Rama

Video

Ushtria izraelite ka hedhur në erë shtëpinë e 41-vjeçarit palestinez Farouq Ramadan, në fshatin Tell, në jugperëndim të Nablusit. Ramadan u vra më 24 korrik, së bashku me tre të afërm të tij, gjatë përleshjeve me forcat izraelite dhe kolonë izraelitë, pas një sulmi ndaj fshatit. Operacioni i prishjes së banesës u zhvillua më 11 gusht, pas një bastisjeje të kryer një mbrëmje më parë. Gjatë operacionit, banorët e disa banesave përreth u detyruan të largoheshin përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

Ushtria izraelite ka hedhur në erë shtëpinë e 41-vjeçarit palestinez Farouq Ramadan, në fshatin Tell, në jugperëndim të Nablusit. Ramadan u vra më 24 korrik, së bashku me tre të afërm të tij, gjatë përleshjeve me forcat izraelite dhe kolonë izraelitë, pas një sulmi ndaj fshatit. Operacioni i prishjes së banesës u zhvillua më 11 gusht, pas një bastisjeje të kryer një mbrëmje më parë. Gjatë operacionit, banorët e disa banesave përreth u detyruan të largoheshin përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

Një avion Boeing 737 i kompanisë American Airlines u përplas me një shpend pak pas ngritjes nga aeroporti i Myrtle Beach, në Karolinën e Jugut, SHBA. Si pasojë e përplasjes, nga një prej motorëve të avionit u shfaqën flakë, duke detyruar ekuipazhin të kryente një ulje emergjente.

Një video e re zbulon detaje nga operacioni sekret që u përdor për të nxjerrë presidentin amerikan Donald Trump nga Ankaraja, pas një kërcënimi të besueshëm nga Irani. Plani ishte sa diskret, aq edhe i pazakontë: Trump u largua nga Air Force One me ndihmën e një kamioni ushqimesh. Pamjet tregojnë kamionin duke u larguar nga Air Force One, pasi Trump kishte hipur në avion, dhe më pas duke u drejtuar drejt një tjetër avioni qeveritar amerikan. Trump u transferua në një Air Force C-32A, me të cilin më pas u largua nga Ankaraja pas samitit të NATO-s. Ndërkohë, Air Force One vazhdoi të shërbente si “karrem”, duke bërë që gazetarët dhe disa pjesëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë të besonin se presidenti ndodhej në të.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme