Politika 17 March 2025, 09:12 Nga VNA

Kuvendi zhvillon sot seancën e fundit para zgjedhjeve të 11 majit

Ndaje në Whatsapp
Kuvendi zhvillon sot seancën e fundit para zgjedhjeve të 11 majit

Kuvendi mblidhet sot në seancën e fundit plenare përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e cila pritet të nisë në orën 10:00. Në këtë seancë, do të diskutohet dhe miratohet projektligji për krijimin e Bankës së Zhvillimit.

Gjithashtu, deputetët do të votojnë për disa projektvendime, përfshirë emërimet në Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH). Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka përzgjedhur si kandidatë për kryetar të këtij këshilli Helion Halitin dhe Fatjon Hoxhallin, të cilët do të kalojnë sot për votim.

Seanca do të përfshijë gjithashtu miratimin e disa emërimeve në Bordin e Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit. Kandidatët e propozuar janë Laureta Roshi, Etleva Smaçi, Mentor Beqa, Alma Mirakaj, Simon Mirakaj dhe Niuton Mulleti.

Ky është takimi i fundit parlamentar përpara zgjedhjeve të ardhshme, ku pritet të miratohen vendime të rëndësishme për institucionet kryesore të vendit.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme