Politika 17 March 2025, 12:01 Nga VNA

"Të burgosurit kanë të drejta, e futën në kurth"/ Berisha i del në mbrojtje Veliajt

Ndaje në Whatsapp
"Të burgosurit kanë të drejta, e futën në

Sali Berisha del në mbrojtje të Erjon Veliajt për përgjimin ne qeli. Sipas tij edhe te burgosurit kanë të drejta, por Veliaj u fut në kurth.

"Në qoftë se donin të vinin çimka, të mos i aktivizonin ministra dhe zyrtarë të lartë, por të shkonin në gjykatë, të merrnin leje në gjykatë siç është rregulli. Se ata edhe në qeli, në birucë kanë disa garanci. Të mos bëj unë avokatin. T’ia lëmë Maks Haxhisë t’ia çojë ato cigare, të mos zë vendin e tij.

Erion Veliaj është regjistruar edhe duke folur në telefon fiks, edhe duke fjetur në shtratin e tij, edhe duke u ulur në tavolinë. Atë e kishin mbushur me sa duket me çimka në të gjitha anët. Po, çdo i burgosur apo i paraburgosur ka të drejtat e tij. Dhe përdorimi i kurtheve të vjetra, t’i çosh Ulziun për t’i dhënë siguri dhe më pas të kryesh këto veprime, do të thotë se kalon çdo lloj përmase, është si në tragjeditë e vjetra", tha Berisha. SPAK e ka përgjuar në qeli Veliaj dhe e  akuzon se ka orkestruar sulme ndaj gjyqtarëve e prokurorëve.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme