Politika 18 March 2025, 16:11 Nga VNA

Fleta e votimit, KQZ miraton sot formatin

Ndaje në Whatsapp
Fleta e votimit, KQZ miraton sot formatin

Sot në orën 16.00 mblidhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për të miratuar modelet e fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 majit. Në fokus do të jenë disa qarqe, ku fletët e votimit do të përmbajnë një numër të madh emrash të kandidatëve nga subjektet zgjedhore, raporton Shqiptarja.com. Në Qarkun e Tiranës, fleta e votimit do të jetë më e gjata, duke përfshirë gjithsej 539 emra, përfshirë 11 subjektet zgjedhore që do të konkurrojnë. Secili nga këta subjekte do të ketë të renditur 186 emra të kandidatëve të tij. Renditja e subjekteve në fletën e votimit -Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore – Numri 1 Partia Lëvizja Bashkë – Numri 2 Lëvizja Atdheu – Numri 3 Koalicioni Euroatlantik – Numri 4 Partia Socialiste – Numri 5 Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet –Numri 6 Aleanca Kombëtare Shqiptare – Numri 7 Aleanca Demokracia e Re –  Numri 8 Koalicioni Djathtas për Zhvillim –Numri 9 Partia Mundësia – Numri  10 Partia Social Demokrate – Numri 11

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme