Politika 18 March 2025, 10:16 Nga VNA

Rama: Shqipëria në BE me mandatin e katërt të PS, ndryshe s’dihet kur – Replikon me qytetarin për varfërinë

Ndaje në Whatsapp
Rama: Shqipëria në BE me mandatin e katërt të PS, ndryshe

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është një mundësi historike që duhet shfrytëzuar, duke theksuar se pasaporta europiane do t’i japë fund trajtimit të shqiptarëve si qytetarë të dorës së dytë.

Rama tha se integrimi në BE është i lidhur me qeverisjen e Partisë Socialiste dhe paralajmëroi se nëse kjo mundësi nuk shfrytëzohet tani, mund të humbet për shumë vite.

“Jo që nuk jemi të paaftë, por përkundrazi, ose e fus unë dhe PS Shqipërinë në BE me mandatin e katërt, ose kjo punë mund të mos bëhet për kush e di sa vite të tjera. Kur morëm detyrën, Shqipërinë nuk ia hidhte njeri sytë. Shikoni vetëm turizmin, bukuritë e natyrës ishin gjithmonë aty, por ne i dhamë zhvillim,” u shpreh ai.

Rama theksoi se kjo çështje është më e madhe se politika dhe se shqiptarët duhet të mendojnë për të ardhmen e brezave të rinj.

“Bëhet fjalë që fëmijëve të këtij vendi t’u japim pasaportën e BE, jo TikTok-un. Është një moment historik, treni i historisë ka ndaluar para nesh dhe duhet ta kapim. Kush e kap, ecën përpara, kush fle, e humbet këtë tren,” tha kryeministri.

Gjatë një replike me një qytetar në rubrikën “Sy m’Sy”, Rama iu përgjigj kritikave për gjendjen ekonomike të shqiptarëve, duke kundërshtuar pretendimet se njerëzit nuk kanë bukë të hanë.

“Për cilët e ke fjalën që nuk kanë bukë të hanë në darkë? Për kë konkretisht? Në Shqipëri ka patjetër një numër shumë të vogël, por historia e bukës për drekë dhe për darkë ka shumë vite që është mbyllur. Në Shqipëri për bukë nuk ka vdekur njeri që nga koha e Skënderbeut, ke dëgjuar njeri ti të vdesë nga uria?” tha Rama.

Ai theksoi se ndonëse sfidat ekonomike ekzistojnë, vendi ka bërë përparime dhe duhet të fokusohet tek zhvillimi dhe integrimi europian.

Video

Ushtria izraelite ka hedhur në erë shtëpinë e 41-vjeçarit palestinez Farouq Ramadan, në fshatin Tell, në jugperëndim të Nablusit. Ramadan u vra më 24 korrik, së bashku me tre të afërm të tij, gjatë përleshjeve me forcat izraelite dhe kolonë izraelitë, pas një sulmi ndaj fshatit. Operacioni i prishjes së banesës u zhvillua më 11 gusht, pas një bastisjeje të kryer një mbrëmje më parë. Gjatë operacionit, banorët e disa banesave përreth u detyruan të largoheshin përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

Ushtria izraelite ka hedhur në erë shtëpinë e 41-vjeçarit palestinez Farouq Ramadan, në fshatin Tell, në jugperëndim të Nablusit. Ramadan u vra më 24 korrik, së bashku me tre të afërm të tij, gjatë përleshjeve me forcat izraelite dhe kolonë izraelitë, pas një sulmi ndaj fshatit. Operacioni i prishjes së banesës u zhvillua më 11 gusht, pas një bastisjeje të kryer një mbrëmje më parë. Gjatë operacionit, banorët e disa banesave përreth u detyruan të largoheshin përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

Një avion Boeing 737 i kompanisë American Airlines u përplas me një shpend pak pas ngritjes nga aeroporti i Myrtle Beach, në Karolinën e Jugut, SHBA. Si pasojë e përplasjes, nga një prej motorëve të avionit u shfaqën flakë, duke detyruar ekuipazhin të kryente një ulje emergjente.

Një video e re zbulon detaje nga operacioni sekret që u përdor për të nxjerrë presidentin amerikan Donald Trump nga Ankaraja, pas një kërcënimi të besueshëm nga Irani. Plani ishte sa diskret, aq edhe i pazakontë: Trump u largua nga Air Force One me ndihmën e një kamioni ushqimesh. Pamjet tregojnë kamionin duke u larguar nga Air Force One, pasi Trump kishte hipur në avion, dhe më pas duke u drejtuar drejt një tjetër avioni qeveritar amerikan. Trump u transferua në një Air Force C-32A, me të cilin më pas u largua nga Ankaraja pas samitit të NATO-s. Ndërkohë, Air Force One vazhdoi të shërbente si “karrem”, duke bërë që gazetarët dhe disa pjesëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë të besonin se presidenti ndodhej në të.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme