Politika 18 March 2025, 16:59 Nga VNA

Europa plan armatosje 800 mld euro. Shqipëria "var shpresat" tek bazat e vjetra ushtarake

Ndaje në Whatsapp
Europa plan armatosje 800 mld euro. Shqipëria "var shpresat" tek

Bashkimi Europian ka prezantuar një plan ambicioz për të forcuar kapacitetet e tij mbrojtëse, duke synuar mobilizimin e deri në 800 miliardë euro gjatë katër viteve të ardhshme.

Kjo iniciativë, e njohur si "ReArm Europe", u propozua nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, më 4 mars 2025, në përgjigje të sfidave gjeopolitike aktuale dhe nevojës për të rritur autonominë strategjike të Evropës.

Por teksa Europa armatoset, Shqipëria vijon të krenohet me bazat e vjetra ushtarake. Sot,  Kryeministri Edi Rama vizitoi Bazën Ajrore të Kuçovës, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, për të verifikuar përparimet e fazës së dytë të zhvillimit të bazës, e cila ka mbështetje të fortë nga NATO.

Në këtë fazë, po kryhen punime të reja për ndërtimin e objekteve, fortifikimin e depove të municioneve për raketa dhe bomba drejtuese, si dhe integrimi i dronëve kamikazë sipas marrëveshjes me Turqinë.

Në anën tjetër, përfundimi i qendrës stërvitore për operimin e dronëve Bajraktarë tregon për avancimin e proceseve, ndërsa 80% e flotës së helikopterëve është rikthyer në funksion të plotë, me disa mjete ende në fazë riparimi.

Plani përfshin gjithashtu vendosjen e kullës së pilotimit në Vlorë dhe përgatitjen e infrastrukturës për të pritur trajnime të pilotëve dhe stafit teknik nga vendet aleate të NATO-s, duke përfshirë akomodimin e personelit dhe familjarëve përmes rehabilitimit të ish-Shtëpisë së Oficerëve në Kuçovë.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme