Politika 18 March 2025, 19:27 Nga VNA

BKT përfshihet në fushatën e 11 majit. Preferon PS

Ndaje në Whatsapp

Në periudhë fushate zgjedhore, biznesnet e mëdha zakonisht tregohen të kujdesshme që mos të shfaqen në fushata elektorale. Por kësaj radhe këtë “rregull” e ka thyer Banka Kombëtare Tregtare.

BKT e cila është një nga institucionet financiare më të mëdha në vend ka zgjedhur që në këtë fushatë zgjedhore të jetë hapur në krah të Partisë Socialiste.

Të paktën këtë tregojnë fotot e postuara në rrjetet sociale të BKT, ku drejtues të lartë të bankës shihen në praninë e drejtuesve të lartë të mazhorancës duke festuar Ditën e Verës në qytetin e Elbasanit.

Në foto shfaqen CEO i BKT, Seyhan Pencablıgil në një tavolinë me ministrat Taulant Balla, Arbjan Mazniku apo Bora Muzhaqi, ish-ministri Damian Gjiknuri, ish -ministrja e Arsimit dhe deputetja Evis Kushi dhe kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja.

Për një institucion si BKT e cila ka klientë të ndryshëm edhe në bindje politike, më e mira do ishte të kishte një qëndrim neutral.

 

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme