Politika 18 March 2025, 22:02 Nga VNA

Berisha prezanton kandidatët në Shkodër: Benet Beci e mori bashkinë me Bajrat. Thirrje Tom Doshit dhe një mesazh Bashës

Ndaje në Whatsapp
Berisha prezanton kandidatët në Shkodër: Benet Beci e mori

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi në Shkodër kandidatët për deputetë në zgjedhjet ne 11 majit. Në fjalën e tij, kryedemokrati deklaroi se kandidatët e tij nuk vijnë nga bodrumet e Dobraçit, por janë kandidatët e fitores.

Kreu i PD tha se humbja e bashkisë Shkodrës është për shkak të vjedhjes së votave të Benet Becit me autokolonat e blinduara të Bajrëve dhe Bajroviçëve.

“Qytetarë dhe qytetare, a nuk ishin autokolonat e blinduara të Bajrëve dhe Bajroviçëve ditën e zgjedhjeve që ushtruan terror mbi qytetin për të vendosur Benet Brajoviçin në bashkinë e Shkodrës. Por do i them këtu dy fjalë këtij Benet Brajoviçit: Benet, e more me autoblindat e Brajoviçëve mandatin e Bardh Spahiut, por ja ku është sot, ballëlartë, krenar” – tha ai.

Berisha tha se zgjodhi Shkodrën për të nisur betejën për shembjen e diktaturës së dytë dhe ndërtimin kësaj here të Shkodrës madhështore.

Kryedemokrati pati një mesazh edhe për kreun e PSD, Tom Doshi, që të mos shtrojë iftare me paratë e ilaçeve të skaduara që shet bashkë me Vilma Nushin. Sipas tij, Tom Doshi fiton 3500 tendera në vit.

“Tom, ja ku po ta them para këtyre grave dhe burrave, në qoftë se ka në Shqipëri që ka punë me zotin je ti dhe Vilma Nushi. Ju jeni të dy në origjinën e të gjitha dhimbjeve, e të gjithë sëmundjeve që nuk mjekohen nga ilaçet e skaduara që shisni në treg. Dhe aq më keq të the, mos shtro iftar me paratë e vjedhura. 3500 tendera fiton në vit ai. Bashkë me Vilma Nushin i fshin ilaçet, nuk ka më ilaçe në Shqipëri, vetëm ilaçet e tyre” – u shrpeh Berisha.

Më tej Berisha u bëri thirrje edhe kandidatëve të Bashës të heqin dorë nga gara dhe të kthehen në PD.

“Kam dhe dy fjalë për ata ish-proamerikanët e mi, Ramiz, Fatmir e të tjerë, hiqni dorë tani. E morët vesh se ku shkoi Donaldi, se ku po shkon dhe Kimi, mos vazhdoni gënjeshtrën e Lul Bashës, se nuk ka gjë më turp t’u gënjej Basha nga mëngjesi deri në darkë” – tha Berisha.

 

 

 

 

Video

Ushtria izraelite ka hedhur në erë shtëpinë e 41-vjeçarit palestinez Farouq Ramadan, në fshatin Tell, në jugperëndim të Nablusit. Ramadan u vra më 24 korrik, së bashku me tre të afërm të tij, gjatë përleshjeve me forcat izraelite dhe kolonë izraelitë, pas një sulmi ndaj fshatit. Operacioni i prishjes së banesës u zhvillua më 11 gusht, pas një bastisjeje të kryer një mbrëmje më parë. Gjatë operacionit, banorët e disa banesave përreth u detyruan të largoheshin përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

Ushtria izraelite ka hedhur në erë shtëpinë e 41-vjeçarit palestinez Farouq Ramadan, në fshatin Tell, në jugperëndim të Nablusit. Ramadan u vra më 24 korrik, së bashku me tre të afërm të tij, gjatë përleshjeve me forcat izraelite dhe kolonë izraelitë, pas një sulmi ndaj fshatit. Operacioni i prishjes së banesës u zhvillua më 11 gusht, pas një bastisjeje të kryer një mbrëmje më parë. Gjatë operacionit, banorët e disa banesave përreth u detyruan të largoheshin përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

Një avion Boeing 737 i kompanisë American Airlines u përplas me një shpend pak pas ngritjes nga aeroporti i Myrtle Beach, në Karolinën e Jugut, SHBA. Si pasojë e përplasjes, nga një prej motorëve të avionit u shfaqën flakë, duke detyruar ekuipazhin të kryente një ulje emergjente.

Një video e re zbulon detaje nga operacioni sekret që u përdor për të nxjerrë presidentin amerikan Donald Trump nga Ankaraja, pas një kërcënimi të besueshëm nga Irani. Plani ishte sa diskret, aq edhe i pazakontë: Trump u largua nga Air Force One me ndihmën e një kamioni ushqimesh. Pamjet tregojnë kamionin duke u larguar nga Air Force One, pasi Trump kishte hipur në avion, dhe më pas duke u drejtuar drejt një tjetër avioni qeveritar amerikan. Trump u transferua në një Air Force C-32A, me të cilin më pas u largua nga Ankaraja pas samitit të NATO-s. Ndërkohë, Air Force One vazhdoi të shërbente si “karrem”, duke bërë që gazetarët dhe disa pjesëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë të besonin se presidenti ndodhej në të.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme