Politika 18 March 2025, 22:28 Nga VNA

“PD humbi shansin për të marrë 6 mandate në Elbasan”, Dashnor Sula: Partia e Lapajt është kurth i Berishës për të marrë votat e djathta

Ndaje në Whatsapp
“PD humbi shansin për të marrë 6 mandate në

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, në një intervistë në Report TV, ka zbuluar prapaskenat e heqjes së emrit të tij nga lista e kandidatëve të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, ku u strehua përkohësisht por dhe negociatat me PD-në dhe kushtin që i vendosi Berishës për të qenë në lista.

Sula tha se PD mund të marrë 4 mandate dhe nëse do ishte ai në lista do i garantonte mandatin e 6 demokratëve në Elbasan. Por PD nuk i ofroi atij as për të qenë në lista të mbyllura dhe as në listen e hapur.

Ai me tej thotë se partia e Lapajt është kurth i Berishës për të marrë votat e djathta, ndërsa këtë e mbështet tek fakti se kreu i PD nuk thotë asnjë fjalë për Lapajn.

"Rama e sulmon Lapajn. A ka ndonjë moment që Berisha flet për Lapajn? Zero. Në momentin që më ftuan, më regjistruan e më bënë fresk dhe ka humbur shansin e vet të jetës politike që mandatin e parë do ta kishte në Elbasan, e do të kishte dhe votat e demokratëve, 80 % e 20 % të tij” – u shpreh Sula.

 

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme