Politika 19 March 2025, 13:48 Nga VNA

Berisha: “Vendi i Dashnor Sulës është në PD” – Reagon pas thirrjes së Ramës/ Gjesti Nokës në Kuvend: “Ishte ironi”

Ndaje në Whatsapp
Berisha: “Vendi i Dashnor Sulës është në PD”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama ndaj deputetit demokrat Dashnor Sula për t’iu bashkuar Partisë Socialiste. Sipas Berishës, vendi i Sulës është në Partinë Demokratike dhe tentativa e tij për t’u afruar me Llapajn ishte një gabim.

“Dashnor Sula është eksponent i PD me investime reale në këtë parti, vendi i tij është në PD. Njeri të pagabueshëm nuk ka, ideja e tij për të gjetur strehë tek Llapaj e mori përgjigjen sot nga Rama. Rama i thotë atij që ‘sa shkoj te Llapaj hajde tek unë, se është njësoj se jam unë padroni’,” tha Berisha.

Ai theksoi se ky qëndrim i Ramës tregon qartë se përzgjedhja e Sulës për të bashkëpunuar me Llapajn ishte e gabuar. “Në këto deklarata shihet se sa e gabuar ishte përzgjedhja që bëri Dashi me Llapajn, ata janë njëlloj, janë paterica të Ramës,” u shpreh ai.

Sali Berisha ka komentuar edhe veprimin e deputetit demokrat Flamur Noka, i cili tregoi gishtin e mesit gjatë një seance plenare, duke e cilësuar si një akt ironik.

“Flamuri mund të mos e bënte atë gjest, por Flamuri e njeh se gjuha e tyre është gjithnjë afrodiziake. Ai e di që ata kuptojnë më mirë se çdo gjuhë tjetër, gjuhën afrodiziake. Kështu e interpretova unë atë,” deklaroi Berisha.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme