Politika 19 March 2025, 10:54 Nga VNA

Rama për drejtësinë: Pse nuk thirri Dumani ndonjë politikan kur ishte prokuror?

Ndaje në Whatsapp
Rama për drejtësinë: Pse nuk thirri Dumani ndonjë politikan

Kryeministri Rama komentoi mbi drejtësinë dhe reformën, duke përmendur kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumani. Ai tha se Dumani ka treguar integritet, por shtoi se në të kaluarën, prokurorët nuk kishin fuqinë për të hetuar politikanët për shkak të ndikimit të pushtetit politik.

“Dumani ka qenë aty si prokuror për vite me radhë dhe virtytet nuk i erdhën nga reforma, i ka pasur. Por pse nuk thirri ndonjë politikan ato vite? Nuk kishte shpatë në dorë Altini, e kishte pushteti politik,” tha Rama

Në vijim të diskutimeve mbi rregullimin e rrjeteve sociale, Rama tha se shumë prindër e shihnin atë si një mundësi për t’i shpëtuar fëmijët nga ndikimi negativ i TikTok-ut dhe faktorëve të tjerë të rrezikshëm për ta. Kjo deklaratë vjen mes debateve mbi kufizimet që mund të vendosen ndaj platformës.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumica e qytetarëve që e mbështesin nuk janë socialistë, por e shohin atë si mundësinë për të shpëtuar fëmijët e tyre nga “mortja” që i ka prekur. Gjatë një takimi, ai theksoi se më 11 maj qytetarët duhet të votojnë për të ardhmen e familjeve të tyre dhe integrimin e vendit në BE.

“Shumë më tepër se 5% janë demokratë që kanë mbetur jetimë, por që prapë nuk kanë ku shkojnë dhe rrinë pas kënetës. Ka edhe të tjerë që nuk votojnë për ne, sepse menduan si prindër, jo si demokratë apo socialistë. Më shihnin si mundësi që t’i shpëtoja nga ajo mortje që i ishte futur fëmijëve në trup,” u shpreh Rama.

   

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme