Politika 19 March 2025, 23:08 Nga VNA

Barometri/ Cili politikan pëlqehet më shumë 2 muaj para zgjedhjeve në Qarkun Tiranë

Ndaje në Whatsapp

Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e parë zgjedhore për Qarkun e Tiranës.

Matjet e para politike të Barometrit Euronews Albania në Qarkun Tiranë për zgjedhjet e 11 Majit sjellin pëlqyeshmërinë që kanë liderët e partive kryesore politike 2 muaj përpara zgjedhjeve në këtë qarkë.

Edi Rama në matjen e parë në Qarkun e Tiranës ka 50.3% mendim pozitiv dhe 47.1% mendim negativ. Agron Shehaj renditet i dyti me 29.9% që kanë mendim pozitiv dhe 39% që kanë mendim negativ për të. Adriatik Lapaj renditet i treti për mendimin pozitiv me 29.3 % dhe 39.4% mendim negativ.

Më pas vjen Sali Berisha, 28.2% mendim pozitiv për të dhe 66.2% mendim negativ. Arlind Qori 25.2% mendim pozitiv dhe 45% mendim negativ. Endri Shabanin ka 17 % mendim pozitiv nga qytetarët e Qarkut Tiranë dhe mendim negativ 43.1 %. Lulzim Basha 12.7% mendim pozitiv dhe 81.5% mendim negativ. Enkelejd Alibeaj ka 9.1% mendim pozitiv dhe 59.6 % mendim negativ.

I fundit për pëlqyeshmërinë është Ilir Meta me 5% mendim pozitiv dhe 85.7% mendim negativ.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme