Politika 19 March 2025, 20:04 Nga VNA

U fut në listën e hapur në Tiranë/ Erion Braçes nuk i del e keqja, kujtohet të kritikojë disa ministra dhe betonizimin e Tiranës

Ndaje në Whatsapp
U fut në listën e hapur në Tiranë/ Erion Braçes nuk i

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, nuk i del e keqja për vendin që i dhanë në listën e hapur të PS në Tiranë dhe është i vetmi që e shpreh publikisht këtë.

Dhe mesa duket Braçe e ka me disa ministra, që sipas tij flenë dhe vegjetojnë pa bërë asgjë duke e lënë fshatin nën harresë.

“Do e bëjmë duke luftuar fort, akoma me fort pa pyetur me për ministra qe flenë, vegjetojnë, mendohen 1 vit, 2, 3, 6 vjet e qe vijojnë te mendohen pa bere asgjë e duke lenë fshatin nen goditje! Është beteja qe i kam kushtuar jetën” – shprehet Braçe.

Ndonëse ndërtimet në Tiranë dhe zhdukjen e hapësirave të gjebërta janë bërë gjatë qeverisjes së partisë ku bën pjesë, në reagimin e tij deputeti i PS nuk kursen kritikat as për betonizimin e Tiranës. Sipas tij ritmi i betonit po zhduk vëmendjen nga zonat rurale të kryeqytetit.

“Ky qark nuk ka me nevoje për beton, ka nevojë për fshatin; ne nuk mund t’i zhdukim Tiranës fshatin; ritmi i betonit po zhbën fshatin; ky qark ka nevojë që fshati të prodhojë ushqim të freskët bujqësore e blegtoral, nuk ka nevojë të importojë që t’i japë tokë betonit” – thotë ai.

Kitikat e Erion Braçes për paaftësinë e disa ministrave dhe betonizimin e Tiranës janë mëse të drejta, por paksa me vonesë. Më mirë do ishte sikur të ngrinte zërin edhe kur nuk ka fushatë zgjedhore, apo kur nuk diskutohen emra kandidatësh për deputet, pasi denoncimet janë më të besueshe kur bëhen pa efekt zhgënjimi personal.

 

 

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme