Politika 19 March 2025, 14:52 Nga VNA

Teatri politik i Edi Ramës dhe kurthi ku bie opozita

Ndaje në Whatsapp
Teatri politik i Edi Ramës dhe kurthi ku bie opozita

Shkëmbimet në distancë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës tashmë po marrin formën e një parodie elektorale, nga ato që nuk kanë as thelb as mesazh për votuesit. Ndërsa kryeministri e ka pjesë të strategjisë së tij të komunikimit sulmin ndaj kundërshtarëve me epitete, këta të fundit shpesh bien në kurthin e përgatitur me kujdes nga Rama, i cili, në fushën e batutave, është padyshim më i zoti se ata që ka përballë.

Lulzim Basha, Adriatik Lapaj apo edhe të tjerë opozitarë nuk mund të shfaqen në publik me regjistrin teatral të Edi Ramës për dy arsye: së pari, sepse nuk kanë peshë elektorale për ta konkurruar në 11 maj dhe së dyti, bëhen pjesë e një loje të pabarabartë që e drejton Rama. Thënë ndryshe, nëse kryeministri i thërret në skenë, ata shfaqen dhe bëhen pjesë e teatrit që Rama gatuan për publikun.

E njëjta gjë vlen edhe për Sali Berishën dhe krahasimin me bufin e kënetës (nga i cili Rama duket se është tërhequr për t’i dhënë më shumë gjallëri teatrit politik elektoral) duke ftuar për lojën e radhës Bashën, Lapajn, Shabanin etj. Komunikimi politik në fushatën që sapo ka nisur, nëse synon votën dhe besimin e qytetarëve, duhet të fokusohet tek alternativat për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve. Në këtë rast, Edi Rama duhet injoruar për t’i dhënë hapësirë thelbit të problemit dhe jo fasadës. Votuesit kanë mjaftueshëm Edi Ramën në rolin e batutaxhiut dhe nuk kanë pse ta zëvendësojnë me të tjerë.

Përndryshe, të qenurit pjesë e grimcave teatrale që kryeministri i ofron publikut mund të të japë protagonizëm publik dhe politik. Por të qenurit protagonist në skenën e ndërtuar nga Edi Rama, ku ai është njëkohësisht redaktor dhe regjisor, nuk i vlen qëllimit që duhet të ketë opozita: të bindë votuesit për alternativën e saj. Për spektakël pa thelb, besoj jemi të gjithë dakord që na mjaftojnë banalitetet e “Big Brother” dhe të ngjashmeve të tij.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme