Sociale 4 May 2026, 20:10 Nga VNA

Konusmatorët pesimistë për ekonominë shqiptare

Ndaje në Whatsapp

Konusmatorët pesimistë për ekonominë shqiptare

Treguesi i ndjesisë ekonomike në vend shënoi rënie gjatë muajit prill, i ndikuar kryesisht nga përkeqësimi i besimit të konsumatorëve dhe sektorëve të shërbimeve e tregtisë, ndërsa industria dhe ndërtimi dhanë sinjale përmirësimi.

Sipas vrojtimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) u ul me 1.5 pikë gjatë prillit, megjithëse vijon të qëndrojë mbi mesataren historike me rreth 6.4 pikë .

Rënia e treguesit u ndikua kryesisht nga përkeqësimi i besimit në sektorin e shërbimeve dhe tregtisë, si dhe nga një tkurrje e ndjeshme e besimit të konsumatorëve. Në të kundërt, sektori i industrisë dhe ai i ndërtimit shënuan përmirësim, duke amortizuar pjesërisht rënien e përgjithshme.

Në sektorin industrial, besimi u rrit me 1.5 pikë përqindje, i mbështetur nga pritje më optimiste për prodhimin dhe porositë nga eksportet. Edhe ndërtimi shënoi një rritje më të fortë, me 4.9 pikë përqindje, i ndikuar nga përmirësimi i porosive aktuale .

Në të kundërt, shërbimet dhe tregtia raportuan rënie të besimit. Në sektorin e shërbimeve, bizneset dhanë vlerësime më të ulëta për kërkesën dhe aktivitetin aktual, ndërsa në tregti pesimizmi lidhet kryesisht me ecurinë e shitjeve.

Rënia më e fortë u regjistrua te konsumatorët. Treguesi i besimit konsumator u ul me 3.2 pikë përqindje, duke zbritur nën mesataren historike. Sipas të dhënave, konsumatorët janë më pesimistë për situatën e tyre financiare, për ekonominë në të ardhmen dhe për mundësinë e kryerjes së blerjeve të mëdha .

Të dhënat sugjerojnë një klimë ekonomike të përzier, ku bizneset prodhuese dhe ndërtimi shfaqin rezistencë, ndërsa kërkesa e brendshme dhe pritjet e konsumatorëve mbeten të dobëta, duke sinjalizuar rreziqe për ecurinë e ekonomisë në muajt në vijim./BIRN/

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme