Sociale 4 May 2026, 21:11 Nga VNA

Britney Spears rrezikon burgun për drejtim në gjendje të dehur, ndërsa në Durrës një i dehur vrau dy fëmijë

Ndaje në Whatsapp
Britney Spears rrezikon burgun për drejtim në gjendje të dehur,

Këngëtarja Britney Spears ka pranuar fajësinë përmes avokatit të saj për një akuzë më të lehtë pasi u kap duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit dhe substancave në California. 44-vjeçarja nuk u paraqit në gjykatë, ndërsa avokati i saj pranoi një marrëveshje të njohur si “wet reckless”.

Kjo i mundëson Spears të shmangë burgun dhe të dënohet me një vit provë, ndjekje të detyrueshme të një kursi për drejtimin në gjendje të dehur dhe pagesën e gjobave. Sipas prokurorisë, kjo është një praktikë standarde për persona pa precedentë, pa aksidente apo të lënduar dhe me nivel të ulët alkooli në gjak. Ajo gjithashtu ka nisur trajtim për abuzimin me substanca. Pavarësisht famës ajo po trajtohet si kushdo që thyen ligjin.

Ndërkohë, në Durrës, një drejtues mjeti në gjendje të dehur përplasi për vdekje dy fëmijë që po luanin pranë banesave të tyre, ndërsa një i tretë mbeti i plagosur rëndë. Autori rezulton të ketë qenë i ndëshkuar edhe më parë për shkelje të rregullave dhe përdorim alkooli.

Dy raste të ndryshme, por i njëjti rrezik: drejtimi në gjendje të dehur. Diku ndalet me masa ligjore përpara se të ketë viktima, diku tjetër historia mbyllet me jetë të humbura.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme