Ekskluzive 28 April 2026, 10:03 Nga VNA

Ekskluzive/ Gjobat, sponsorat dhe përjashtimi i partive nga zgjedhjet, Celibashi 23 kritika për ligjin Gjiknuri-Bylykbashi

Ndaje në Whatsapp

Ekskluzive/ Gjobat, sponsorat dhe përjashtimi i partive nga zgjedhjet,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dorëzuar një listë të gjatë me vërejtje dhe propozime konkrete ndaj projektligjit të ri "Për financimin e partive politike", hartuar nga komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore në bashkëdrejtim të Gjiknurit dhe Bylykbashit. Përmes një analize të detajuar, institucioni i drejtuar nga Ilirjan Celibashi kërkon ndryshime rrënjësore, duke nisur nga penalitetet për "partitë fantazmë" e deri te mënyra se si shteti duhet të paguajë qiratë e selive politike.


Përjashtim nga zgjedhjet për partitë që fshehin financat
Një nga propozimet më të forta të KQZ-së lidhet me disiplinimin e partive që nuk dorëzojnë raportet financiare. Sipas dokumentit të siguruar nga VNA, KQZ e konsideron "fiktive" praktikën aktuale të gjobitjes së partive që nuk ekzistojnë realisht.
 KQZ propozon që: “partitë politike që të paktën 2 (dy) vjetët e fundit, ose 2 (dy) zgjedhjet e fundit nuk kanë përfituar financim nga fondi publik, përjashtohen nga pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme, përveç rastit kur dorëzojnë të gjitha raportet e mbartura”. Për partitë që kanë marrë fonde publike, sanksioni është edhe më i rreptë: ato nuk mund të garojnë pa paguar më parë çdo gjobë dhe pa dorëzuar çdo raport të prapambetur. 


Stop "auditimit të raporteve që nuk ekzistojnë"
KQZ ka goditur fort logjikën e deritanishme të kontrollit mbi partitë e vogla. Sipas ekspertëve të institucionit, është e pakuptimtë të harxhohen burime për të audituar subjekte që nuk dorëzojnë asgjë. “Nuk mund të auditosh një gjë që nuk ekziston. Ndaj auditimi duhet të bëhet vetëm për raportet që dorëzohen”, thuhet shprehimisht në komentet e KQZ-së.


Përgjegjësia ekskluzive te partitë, jo te dhuruesit
Lidhur me gjobat për tejkalimin e limiteve të sponsorizimeve, KQZ kërkon që barra ligjore të mos bjerë mbi qytetarët, por mbi vetë subjektet politike. Sipas dokumentit, “përgjegjësia për respektimin e rregullave për burimet e financimit duhet të rëndojë në mënyrë të plotë dhe ekskluzive mbi partinë politike përfituese”. Institucioni argumenton se individët dhurues nuk mund të mbajnë përgjegjësi për administrimin e brendshëm të partisë.


Vërejtjet për sanksionet: "Hiqni nenet penale nga gjobat"
KQZ ka kërkuar heqjen e disa neneve që parashikojnë gjoba për "ushtrimin e presionit" ndaj dhuruesve, duke argumentuar se kjo është kompetencë e prokurorisë. “Nëse vërtetohet që ka presion apo ndikim të paligjshëm, kjo do të përbënte vepër penale” dhe jo thjesht një kundërvajtje administrative. Po ashtu, KQZ kërkon që gjobat e saj të kenë fuqi të menjëhershme: “Gjoba e vendosur nga KQZ-ja, përbën titull ekzekutiv dhe ekzekutohet sipas procedurave të parashikuara në... Kodin e Procedurës Civile”.


Selitë e partive, më mirë "bonus" sesa godina shtetërore
Një pikë tjetër interesante është trajtimi i zyrave të partive parlamentare. KQZ sugjeron se kërkimi i godinave publike të lira është një proces që “merr kohë dhe energji për të dyja palët dhe praktika ka treguar që nuk është produktive”. Në vend të kësaj, propozohet një "bonus financiar" fiks mbi fondin publik, i cili do t'u mundësonte partive të merrnin mjedise me qira sipas nevojave të tyre.


Audituesit dhe transparenca
Për të rritur profesionalizmin, KQZ kërkon që audituesit e partive të kenë të paktën 5 vite përvojë (nga 3 që parashikon drafti) dhe propozon një rregull të ri për rotacionin: “Audituesi ligjor nuk mund të auditojë të njëjtën parti politike për më shumë se 3 (tre) vjet radhazi”.


Këto 23 vërejtje (të shënuara me ngjyrë blu në dokumentin origjinal) pritet të jenë në qendër të debateve në Komisionin e Ligjeve, ku drafti i propozuar nga deputetët Gjiknuri dhe Bylykbashi do të duhet të përballet me filtrin teknik të institucionit që do të monitorojë paratë e politikës. 

Ekskluzive/ Gjobat, sponsorat dhe përjashtimi i partive nga zgjedhjet,

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme