Politika 19 March 2025, 22:41 Nga VNA

Barometri: Nëse zgjedhjet mbahen sot, për kë do votonin qytetarët e Tiranës?

Ndaje në Whatsapp
Barometri: Nëse zgjedhjet mbahen sot, për kë do votonin

Barometri: Nëse zgjedhjet mbahen sot, për kë do votonin qytetarët e Tiranës?

 

Barometri Euroneës – Albania ka zhvilluar matjen e parë zgjedhore për Qarkun e Tiranës.

Pyetja më e rëndësishme politike në matjet e Barometrit për zgjedhjet e 11 Majit është: Për cilën parti do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot? Përgjigjet në matjen e parë për Qarkun e Tiranës tregojnë se: 35.2% e qytetarëve nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot do të votonin Partinë Socialiste; 24.6% e tyre do të votonin Partinë Demokratike.

Dhe me radhë si më poshtë, 5.7% e qytetarëve do të votonin “Shqipëria Bëhet”, 4.4% “Partia Mundësia” 2.8% “Lëvizja Bashkë”, 1.5% Nisma Thurje, 1% Partia e Lirisë, 0.9% parti të tjera.

VNA bëri një llogaritje në bazë të rezultateve që ka nxherr Barometri, dhe e përkther në mandate, nëse zgjedhjet do mbaheshin sot PS merr 17,1 deputetë, PD + LSI 12,4 deputetë, Nisma+ Lapaj 3,5 deputetë.

Ndërkohë 23.9% e qytetarëve janë të pavendosur për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje. Një pjesë e tyre tregojnë se nuk do të votojnë, një pjesë përgjigjen nuk e di ose refuzojnë të përgjigjen kësaj pyetje.

 

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme