Politika 20 March 2025, 15:29 Nga VNA

Erion Veliaj i shpall luftë të hapur Edi Ramës

Ndaje në Whatsapp
Erion Veliaj i shpall luftë të hapur Edi Ramës

Nga burgu, ku mbahet si i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash, ai është rebeluar dhe ka vendosur të firmosë urdhrin nr. 592, datë 18 mars 2025. Përmes këtij urdhri, ai ka hequr nga kompetencat Anuela Ristanin dhe ia ka deleguar ato të besuarës së tij, Sara Goxhaj.

Duke qenë se kjo e fundit mbante postin e shefes së kabinetit dhe nuk mund të komandohej në krye të institucionit, Veliaj fillimisht firmosi një urdhër për ta emëruar atë si nënkryetare.

Sipas burimeve, vendimi i Veliajt nuk është pritur mirë nga kryeministri. Pas njohjes me këtë urdhër, Rama zhvilloi një takim me zyrtarët e Bashkisë mbrëmjen e së mërkurës. Ai kërkoi sqarime nëse ky vendim ishte i ligjshëm. Vartësit e Veliajt argumentuan se gjithçka ishte në përputhje me ligjin dhe se Sara Goxhaj ishte e aftë të përmbushte detyrën, pasi njihte në detaje strukturat e Bashkisë.

Në kulmin e debatit, Rama kërkoi dorëheqjen e Sekretarit të Përgjithshëm, Alban Dokushi, i cili mësohet se e refuzoi, duke deklaruar se nuk kishte kryer asnjë paligjshmëri. Sipas ligjit, vetëm

Në vijim të kësaj përplasjeje dhe tensioneve të krijuara, mësohet se janë përgatitur urdhrat për rikthimin e Anuela Ristanit në krye të Bashkisë si e komanduar dhe i janë dërguar Veliajt për firmosje. Megjithatë, ai nuk i ka firmosur ende.

Në orët në vijim pritet të qartësohet më tej përplasja mes kryebashkiakut dhe kryeministrit. A do të tërhiqet Veliaj, apo Edi Rama do të mbledhë qeverinë për ta shkarkuar?

Video

Ushtria izraelite ka hedhur në erë shtëpinë e 41-vjeçarit palestinez Farouq Ramadan, në fshatin Tell, në jugperëndim të Nablusit. Ramadan u vra më 24 korrik, së bashku me tre të afërm të tij, gjatë përleshjeve me forcat izraelite dhe kolonë izraelitë, pas një sulmi ndaj fshatit. Operacioni i prishjes së banesës u zhvillua më 11 gusht, pas një bastisjeje të kryer një mbrëmje më parë. Gjatë operacionit, banorët e disa banesave përreth u detyruan të largoheshin përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

Ushtria izraelite ka hedhur në erë shtëpinë e 41-vjeçarit palestinez Farouq Ramadan, në fshatin Tell, në jugperëndim të Nablusit. Ramadan u vra më 24 korrik, së bashku me tre të afërm të tij, gjatë përleshjeve me forcat izraelite dhe kolonë izraelitë, pas një sulmi ndaj fshatit. Operacioni i prishjes së banesës u zhvillua më 11 gusht, pas një bastisjeje të kryer një mbrëmje më parë. Gjatë operacionit, banorët e disa banesave përreth u detyruan të largoheshin përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

Një avion Boeing 737 i kompanisë American Airlines u përplas me një shpend pak pas ngritjes nga aeroporti i Myrtle Beach, në Karolinën e Jugut, SHBA. Si pasojë e përplasjes, nga një prej motorëve të avionit u shfaqën flakë, duke detyruar ekuipazhin të kryente një ulje emergjente.

Një video e re zbulon detaje nga operacioni sekret që u përdor për të nxjerrë presidentin amerikan Donald Trump nga Ankaraja, pas një kërcënimi të besueshëm nga Irani. Plani ishte sa diskret, aq edhe i pazakontë: Trump u largua nga Air Force One me ndihmën e një kamioni ushqimesh. Pamjet tregojnë kamionin duke u larguar nga Air Force One, pasi Trump kishte hipur në avion, dhe më pas duke u drejtuar drejt një tjetër avioni qeveritar amerikan. Trump u transferua në një Air Force C-32A, me të cilin më pas u largua nga Ankaraja pas samitit të NATO-s. Ndërkohë, Air Force One vazhdoi të shërbente si “karrem”, duke bërë që gazetarët dhe disa pjesëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë të besonin se presidenti ndodhej në të.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme