Politika 20 March 2025, 00:30 Nga VNA

Agron Shehaj shfaqet në vilën e Donald Tump, “bileta” në “Mar a Lgo” deri në 1 milion dollarë

Ndaje në Whatsapp
Agron Shehaj shfaqet në vilën e Donald Tump, “bileta”

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është shfaqur në rezidencën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Në një reagim në rrjetet sociale, Shehaj shprehet se ndodhet në vilën e Trump për të lobuar për interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ndërkohë, është e zakonshme që pjesëmarrja në vende të tilla të realizohet me “biletë” që kushton shumë shtrenjtë, në disa raste deri në 1 milion dollarë.

Që Agron Shehaj nuk ka paguar shumë para për të qarë hallet e shqiptarëve në vilën e Trump, kjo është e qartë. Por që bileta të tilla të shtrenjta nuk sjellin vota, edhe kjo është po aq e qartë. Për këtë mjafton të kujtohet vetëm fotoja e famshme e Lulzim Bashës me Donald Trump në fushatën e vitit 2017, ku Basha dhe Shehaj garonin së bashku me siglën e PD-së.

Më poshtë statusi i plotë i z. Shehaj:

Ju përshëndes nga Maralago, në këtë vend ku njerëz të pushtetshëm, politikanë, sipërmarrës mblidhen për ti dhënë zgjidhje problemeve të botës. Unë jam këtu në këtë vend ku pjesa më e madhe e politikanëve shqiptarë kërkojnë të vijnë duke lobuar me paratë që u kanë vjedhur qytetarëve shqiptarë në fakt, unë nuk jam këtu për interesin tim por jam këtu për të lobuar për interesin e qytetarëve shqiptarë dhe interesat e Shqipërisë. Amerika duhet të vazhdojë të mbështesë drejtësinë, të mbështesi luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit në Shqipëri. Por nuk mund të presim vetëm nga SHBA por duhet të bëjmë dhe pjesën tonë. Duhet që përfundimisht të heqim dorë nga partitë e vjetra dhe të shikojmë drejt së ardhmes.

Se sa kushton njeë pjesmarrje në Mar a Lgo e tregon linku me poshtë:

https://www.theguardian.com/us-news/2025/mar/05/trump-dinner-mar-a-lago

Lexo gjithashtu

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme